Margariti: Ardhja e legjendës së dirigjimit Zubin Mehta e fut Tiranën në agjendat e yjeve botërorë

Ministrja e Kulturës: Nder të kishim mes tonë, legjendën e dirigjimit botëror, mjeshtrin Zubin Mehta!


Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e konsideroi një nder, praninë e legjendës së dirigjimit botëror, mjeshtrin Zubin Mehta, në skenën e Teatrit Kombetar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ku ai drejtoi koncertin e Orkestrës Filarmonike të Beogradit, që festoi 100-vjetorin e krijimit me një rrugëtim në “Ballkanin e Hapur”.

“Ardhja e Zubin Mehtës në Tiranë ishte jo vetëm një ngjarje madhe kulturore, që u dëshmua nga duartrokitjet e gjata të publikut, por edhe një konfirmim që kryeqyteti ynë është futur në agjendat e yjeve botërorë”, shkruan ministrja Margariti.

POSTIMI I MINISTRES MARGARITI

Nder të kishim mes tonë, legjendën e dirigjimit botëror, mjeshtrin Zubin Mehta!

Dy gjeni të kompozicionit Beethoven dhe Berlioz erdhën në skenën e Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, nën interpretimin virtuoz të Orkestrës Filarmonike të Beogradit, që feston 100-vjetorin e krijimit me një rrugëtim në “Ballkanin e Hapur”.

Ardhja e Zubin Mehtës në Tiranë ishte jo vetëm një ngjarje madhe kulturore, që u dëshmua nga duartrokitjet e gjata të publikut, por edhe një konfirmim që kryeqyteti ynë është futur në agjendat e yjeve botërorë.

✨ Nder të kishim mes tonë, legjendën e dirigjimit botëror, mjeshtrin Zubin Mehta!
Dy gjeni të kompozicionit Beethoven…

Posted by Elva Margariti on Friday, June 23, 2023

Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në…