Krifca: Forcimi i bashkëpunimit me komunitetin arbëresh

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca vijon vizitën e saj në zonën e Kalabrisë në Itali


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca vijon vizitën e saj në zonën e Kalabrisë në Itali, ku ka ndërtuar jetën komuniteti arbëresh. Në fokus të vizitës është puna për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me komunitetin arbëresh.

Në ditën e dytë të vizitës së saj, ministrja e Bujqësisë Krifca publikoi foto nga fshati Altomonte, nga ku ravijëzohen në horizont fshatrat e komunitetit arbëresh, të lokalizuar në rajonin e Kalabrisë.

“Nga lartësia e fshatit Altomonte sheh shtrirjen e fshatrave arbëreshe, deri në thellësitë e Kalabrisë. Një vend që dukshëm e ka ritmin të lidhur me tokën, vreshtat, ullinjtë dhe agrumet çka e bëjnë nje nga fshatrat e bukura të Italisë”, bën të ditur përmes rrjeteve sociale, ministrja Krifca.

“Së bashku me prodhuesit tanë vizituam traditat dhe historinë, diskutuam mbi ngjashmëritë e praktikave tona bujqësore, kuzhinave tona, vizionit tonë për fuqizimin e fshatit përmes diversifikimit të fermave, certifikimit të cilësisë, shtimit të vlerës së prodhimeve të territorit përmes përpunimit që japin veçori e karakteristika unike dhe natyrisht fuqizimin e bashkëpunimit si një model suksesi”, sqaron ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri.

Më herët ministrja Krifca ndau pamje nga festa e verës dhe prodhimeve tipike në fshatin Altomonte, ku siç tha ajo “na bëri bashkë, prodhues shqiptarë e kalabrezë për të fuqizuar më tej atë që na bashkon”.

Vizita në komunitetin arbëresh të Kalabrisë nisi të premten në Rossano, ku ministrja takoi Arqipeshkvin Mons, Maurizio Aloise të arbëreshëve dhe kryetarin e bashkisë në Rossano, Flavio Stasi. Ministrja, së bashku me kryetarin e bashkisë së Beratit, Ervin Demo, gjatë vizitës në Altomonte, vizituan edhe muzeun e Kodikut të Purpurt të Rossanesis të shekullit VI.

Kodiku i purpurt i Rossanos (Rossanesis) i përket të njëjtës periudhë me dy Kodikët e Beratit (Beratinus), një pikë takimi mes trashëgimisë tonë kulturore, e cila është njëkohësisht e rëndësishme po aq sa bujqësia për ecurinë ekomomisë dhe krijimin e sinergjive mes institucioneve e komuniteteve tona.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.