Veliaj takon Thaçin në burgun e Hagës

Kryebashiaku i Tiranes takon ish-presidentin e Kosovës dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së.


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka takuar në burgun e Hagës, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së.

Lajmin e bën të ditur Laert Kola i cili thekson se në këto takime është diskutuar për betejën e fundit të krerëve të UÇK, drejtësinë, që duhet të shërbehet në mënyrë të drejtë e të shpejtë e kohën kur e mira e shqiptarëve ishte mbi logot e partive.

“Sot në Hagë, ku takuam simbolet e UÇK, Thaci dhe Selimi. Diskutuam për betejën e fundit të krerëve të UÇK, drejtësinë, që duhet të shërbehet në mënyrë të drejtë e të shpejtë e kohën kur e mira e shqiptarëve ishte mbi logot e partive. Parime të shtrenjta, sidomos në kohë të vështira”,- shkruan Kola në rrjete sociale.

Kjo nuk është vizita e parë e kryebashkiakut Veliaj në Hagë. Edhe në tetor 2022,
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj takoi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”