“21 Minutes”: Piramida, qendër e teknologjisë si në Paris dhe Berlin!

Media e njohur franceze “21 Minutes” i ka kushtuar një artikull Piramidës së Tiranës.


Transformimi i Piramidës në qendrën më të madhe teknologjike në rajon ka tërhequr vëmendjen e medieve botërore. Media e njohur franceze “21 Minutes” i ka kushtuar një artikull Piramidës së Tiranës.

“Vepra që dikur i kushtohej një diktatori komunist sot është gati për t’u rikthyer në një qendër të teknologjisë ku të rinjtë do të kenë mundësinë për të krijuar të ardhmen e tyre”, shkruan “21 Minutes”.

Media franceze shprehet se “Piramida shërbeu si vendndodhje e zyrave të NATO-s, si ambient për ambasadën e SHBA, por gjithashtu shërbeu si lokal, klub nate, studio televizive”.

Duke bërë një kronologji të ngjarjeve që ndodhen më tutje, në artikull thuhet se pasi dështoi projekti për ta kthyer objektin në teatër, ajo u la e braktisur dhe në harresë për shumë vite ndërkohë që sot ajo është e rinovuar, gati për të zhvilluar kurse të teknologjisë.

Programi i edukimit digjital që ka për qëllim të aftësojë të rinjtë në këtë fushë, krahasohet me ato të qyteteve si Parisi apo Belini.

“Ky program i edukimit digjital ekziston tashmë në qytete si Parisi apo Berlini. Në Tiranë, ai ka si qëllim të aftësojë të rinjtë në fushën digjitale”, shkruan “21 Minutes”.

Drejtoresha e TUMO Tirana, Shqipe Berisha shprehet për median franceze se njohuritë që të rinjtë do të përfitojnë në këtë qendër do t’u shërbejnë atyre për të ardhmen.

“Të gjithë njohuritë që të rinjtë do të përfitojnë këtu, do u vlejnë atyre tani, por kryesisht do u shërbejnë në të ardhmen, çfarëdo lloj profesioni ata do të zgjedhin të ushtrojnë në të ardhmen”, tha Berisha për median franceze.

Projekti ambicioz për rijetësimin e ka transformuar si kurrë më parë Piramidën në një stoli për kryeqytetin me perspektivën e një prej pikave më të vizituara në të ardhmen për të gjithë turistët që vijnë në Shqipëri. Transformimi i Piramidës në Tiranë vlerësohet si një nga 12 projektet më të mira arkitekturore në botë.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.