Gonxhja takon Fousek dhe Milz, promovim ndërkombëtar për Auto Moto Park Albania

Ecuria e investimit për Automotoparkun me standarde maksimale në Krastë ka nisur të tërheqë personazhe e protagonistë të huaj


Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, zhvilloi nje takim me Wolfgang Fousek, Promotor Motorsporti, qe prej vitesh organizon aktivitete e gara të disiplinave të ndryshme, ture e festa automobilistike (për më shumë: https://www.mythos-sportwagen.de/) dhe Heinz-Günther Milz (Managing Director, International Advisory Group for Real Estate and Tourism Development in Albania, CBA Cross Border Associates, www.Albanien-Tourismus.com)

POSTIMI I BLENDI GONXHJA

Kënaqësi takimi me Z. Wolfgang Fousek, Promotor Motorsporti, qe prej vitesh organizon aktivitete e gara të disiplinave të ndryshme, ture e festa automobilistike (për më shumë: https://www.mythos-sportwagen.de/) dhe Z. Heinz-Günther Milz (Managing Director, International Advisory Group for Real Estate and Tourism Development in Albania, CBA Cross Border Associates, www.Albanien-Tourismus.com), që na vizituan në DPSHTRR për të mësuar mbi Projektin e AMP (Auto Moto Park Albania, www.automotopark.al) dhe me të cilët ndamë ide e vizion bashkëpunimi për mbështetjen e Auto Moto Park Albania me promovim ndërkombëtar, posaçërisht për komunitetin gjerman??, zviceran dhe austriak?? të pasionantëve të motorsportit dhe eventeve automotive, koordinim për planet e tyre 2023-2024 e në vijim, për realizimin e javëve të adrenalinës me, pjesëmarrjen në Automotive Fair Albania, këshillimin për programe e festivale multidisiplinore dhe afrimin e klubeve të huaja me Federatat tona të Auto e Moto Sportit, veçanërisht ndërkombëtarizimin e ambicies shqiptare për kalendar gjithnjë e më të pasur me ngjarje, trofe, kampionë e spektakël për dashamirësit.

Lajmi dhe ecuria e investimit tonë për Automotoparkun me standarde maksimale në Krastë, Elbasan, ka nisur të tërheqë si magnet personazhe e protagonistë të huaj, çka na mbush me krenari!

????? Kënaqësi takimi me Z. Wolfgang Fousek, Promotor Motorsporti, qe prej vitesh organizon aktivitete e gara të…

Posted by Blendi Gonxhja on Tuesday, June 27, 2023

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…