Investimet e gjelbra shndërrojnë tokën dikur djerrë në oaz

Në skajet jugore të Badain Jaran dhe Tengger, dy shkretëtira të mëdha që mbulojnë 85.000 kilometra katrorë në Kinë, Qin Zhaoping po teston pajisjen spërkatëse për bimët e rërës me rritje të shpejtë.


Në skajet jugore të Badain Jaran dhe Tengger, dy shkretëtira të mëdha që mbulojnë 85.000 kilometra katrorë në Kinë, Qin Zhaoping po teston pajisjen spërkatëse për bimët e rërës me rritje të shpejtë.

Për Qin, një fermer në qytetin Hengliang, në Wuwei, në provincën Gansu të Kinës veriperëndimore, një bimësi e tillë e harlisur ishte dikur përtej imagjinatës. Në Gansu ndodhen mbi 12 milionë hektarëve tokë ranore. Zona ka ndërmarrë një sërë masash të reja për ta shndërruar në një mjedis të gjelbër tokën dikur djerrë.

Në zonën e sotme të shkretëtirës, janë vendosur panele fotovoltaike që ofrojnë hije për bimësinë, ndërsa pajisjet efikase të spërkatjes që kursejnë ujin i mbajnë ato të lulëzuara.

“Industria fotovoltaike është integruar thellësisht me përpjekjet lokale për mbrojtjen ekologjike”,- deklaroi Li Zhenhai, zëvendëskryetar i Komisionit të Zhvillimit dhe Reformës së Wuwei.

Foto nga VCG

Li theksoi se mbi 1300 hektarë bimë të shkretëtirës janë rritur në parkun demonstrues të kontrollit fotovoltaik në Wuwei, duke ndërtuar një pengesë solide të gjelbër për të shtuar kontrollin e rërës.

Për banorët vendas, përdorimi i paneleve fotovoltaike për kontrollin e rërës po vret dy zogj me një gur dhe prej të cilit do të përfitojnë dhe brezat e ardhshëm.

“Impiantet jo vetëm që gjenerojnë energji elektrike dhe ndikojnë në gjelbërimin e tokës ranore, por gjithashtu rrit dhe të ardhurat tona”,- tha Qin.

Vendosja e barrierave të kashtës është dëshmuar gjithashtu një metodë efektive për të luftuar shkretëtirëzimin, pasi ato ndihmojnë në uljen e shpejtësisë së erës dhe mund të mbajnë ujin që përdoret për të ndihmuar bimët të rriten. Megjithatë, ndërsa kostot e punës vazhdojnë të rriten, po ashtu rriten edhe kostot e luftimit të shkretëtirëzimit. Si përgjigje, Gansu i është drejtuar teknologjisë për ndihmë.

Në fund të vitit 2020, një ekip i udhëhequr nga Xu Xianying, studiues në Institutin e Kërkimeve të Kontrollit të Shkretëtirës Gansu, zhvilloi një makineri të gjeneratës së re për vendosjen e barrierave të rërës.

Efikasiteti është katër deri në gjashtë herë më i madh se ai i funksionimit tradicional manual dhe kostoja për hektar është ulur me 3750 juanë (526 dollarë), shpjegon Xu.

Foto nga VCG

Ndërkohë, kulla të shumta gjigante vëzhgimi të stuhisë së rërës janë ngritur përgjatë korridorit Hexi. “Kullat mund të monitorojnë të dhënat mbi rrjedhën e erës dhe rërës, vegjetacionin, tokën dhe hidrologjinë dhe t’i dërgojnë ato njëkohësisht te studiuesit”,- deklaroi Wang Duoze, inxhinier në Institutin e Kërkimeve të Kontrollit të Shkretëtirës.

Falë përpjekjeve ndër dekada të qeverisë për kontrollin e shkretëtirëzimit, një liqen dikur i tharë në qarkun Minqin, i administruar nga Wuwei, është ringjallur dhe disa zona të shkretëtirës tani gëlojnë nga gjelbërimi.

Rezultatet e një raundi të ri të monitorimit kombëtar të shkretëtirëzimit të zbuluar në fund të vitit të kaluar treguan se toka e shkretëtiruar dhe me rërë në Gansu u ul përkatësisht me 2627 km katrorë dhe 1045 km katrorë, krahasuar me shifrat e publikuara në vitin 2015.

Burimi: CRI

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…