Rama: Muzeu “Besa”, pasqyrë e artë e shqiptarisë

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga projekti fitues i Muzeut “Besa”, realizuar nga studio zvicerane “Oppenheim Architecture”.


Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga projekti fitues i Muzeut “Besa”, realizuar nga studio zvicerane “Oppenheim Architecture”.

Rama u shpreh se ky muze do të ruajë për brezat një pasqyrë të artë të shqiptarisë, atë të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe do t’u ofrojë të gjithëve një hapësirë opinionesh, debatesh, shprehjesh artistike e kulturore mbi tolerancën, solidaritetin, humanizmin.

MIRËMËNGJES ?

dhe me projektin fitues të Muzeut “Besa”, realizuar nga studio zvicerane "Oppenheim Architecture", që do të ruajë për brezat një pasqyrë të artë të shqiptarisë, atë të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe do t’u ofrojë të gjithëve një hapësirë opinionesh, debatesh, shprehjesh artistike e kulturore mbi tolerancën, solidaritetin, humanizmin, ju uroj një ditë të mbarë?

Posted by Edi Rama on Monday, June 26, 2023

Studio arkitekturore nga Zvicra, “Oppenheim Architecture” është fituese e projektit për ndërtimin e Muzeut “Besa”, që i dedikohet historisë së lavdishme të shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore, por jo vetëm.

Në garë ishin pesë studio arkitekturore ndërkombëtare të cilat shpalosën projektet e tyre, por në fund juria përzgjodhi studion nga Zvicra “Oppeheim Architecture” për t’i besuar projektin i cili në qendër të tij do të ketë historinë e pandashme të Shqipërisë me virtytin më të njohur të shqiptarëve “Besën”.

Këtë të hënë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit u prezantuan projektet finaliste të cilat garuan në konkursin ndërkombëtar për Muzeun “Besa”. Konkursi Ndërkombëtar u shpall në 13 shkurt 2023. Rrugëtimi për realizimin e tij, nisi me 17 projektues që ju përgjigjën fillimisht thirrjes së Ministrisë së Kulturës, duke kaluar më pas në faza të tjera të konkursit, për të arritur tek 5 finalistët.

Studiot prestigjioze prej të cilave u përzgjodh kompania fituese ishin: MVRDV nga Holanda, EAA “Emre Arolat Architecture” nga Turqia, “Schneider & Schumacher” nga Gjermania, “Cook Haffner Architecture Platform” nga Anglia dhe po ashtu kompania fituese “Oppenheim Architecture” nga Zvicra.

Prej datës 12 prill, kur u bë shpallja e finalistëve, nisi edhe faza e dytë, gjatë së cilës finalistët u ftuan për t’u njohur nga afër me godinën ekzistuese të banesës së Libohovitëve, Monument Kulture, Kategoria I, e cila gjendet në qendrën historike të Tiranës.

Muzeu i “Besës” është i lidhur shpirtërisht me Muzeun Hebraik në Vlorë. Ndërtimi i tij përbën një sfidë pasi nga njëra anë bëhet fjalë për restaurimin e muzealizimin e një godine historike në zemër të Tiranës, por njëkohësisht duhet të flasë me zërin e kohës.

Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi…