Krifca-Vos: Shqipëria dhe Holanda po bashkëpunojnë në inovacionin në bujqësi

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe ambasadori holandez, Reinout Vos, vizitojnë fabrikën e vajit të ullirit “Shqiponja” në Kamëz


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, bashkë me ambasadorin e holandës Reinout Vos, vizituan fabrikën e vajit të ullirit “Shqiponja” në Kamëz, e cila me mbështetjen konkrete të qeverisë shqiptare, prodhon deri në 300 ton vaj në vit, ofron punë dhe bashkëpunim me mbi 800 fermerë, si dhe eksporton në tregjet më të zhvilluara të botës.

Në fabrikën e vajit Shqiponja, së bashku me ambasadorin holandez SH.T.Z Reinout Vos, vizituam Avniun dhe Arjanin, dy mjeshtrat që prodhojnë ekselencë të vajit të ullirit shqiptar.

Posted by Frida Krifca on Tuesday, June 27, 2023

“Jemi me Avniun dhe Arjanin, dy mjeshtrat që prodhojnë ekselencë të vajit të ullirit shqiptar”, u shpreh Krifca, teksa vlerësoi punën e bërë nga këta sipërmarrës si modelin më të mirë, ku synon të arrijë bujqësia shqiptare për certifikimin e produkteve si garanci e rritjes së ekpsorteve.

“Vaji i ullirit organik me emrin “Shqiponja” ka fituar medaljen e artë në konkursin ndërkombëtar për vajin e ullirit në Amsterdam ndaj së bashku me ambasadorin holandez, Reinout Vos vizituam Avniun dhe Arjanin, dy mjeshtrat që prodhojnë ekselencë. Vaji përftohet nga ullishtat e kurorës së Tiranës e të Krujës, të cilët rrihen nga erërat e detit Adriatik, kanë elemente ushqyes, shumë cilësorë dhe falë teknologjisë së lartë, shtypen në fabrikën moderne të mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, në Çekrezë të Kamzës”, tha ministrja.

Krifca vuri në dukje se, kompania është fokusuar në të gjithë zinxhirin prodhues dhe përpunues së bashku me fermerë të tjerë me të cilët bashkëpunon.

“Ky ka qenë një vit i mbarë për ta dhe i gjithë produkti organik dhe ekstra i virgjër është tregtuar në eksport”, theksoi ministrja.

Ministrja tha se, me Holandën po forcojmë bashkëpunimin për rritjen e dijes dhe inovacionit në bujqësi.

Ambasadori Vos, vlerësoi se, “Shqipëria konkurron fort për sa i përket segmentit të parë të tregut për produkte biologjike të cilësisë së lartë dhe mendoj që ky çmim që keni fituar është provë se kjo është një mundësi e shkëlqyer për vendin tuaj”.

“Në fabrikën e vajit Shqiponja, së bashku me ambasadorin holandez SH.T.Z Reinout Vos, vizituam Avniun dhe Arjanin, dy mjeshtrat që prodhojnë ekselencë të vajit të ullirit shqiptar”, tha ambasadori.

Kjo industri është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në makineri për linja prodhimi, përpunimi, linja standardizimi dhe linja ambalazhimi, duke qëndruar pranë fermerit edhe me Qendrat e Transferimit të Teknologjisë Bujqësore, të cilat janë mekanizmi që këshillon dhe udhëzon fermerët për kultivarët e duhur.

Gjithashtu, ministrja tha se me buxhetin e vitit 2023 synohet të arrihet të ulen edhe më shumë kostot e fermerëve për prodhimin e ullirit, falë skemës së mbështetjes me naftë, e cila ka përfshirë për herë të parë edhe ullirin.

Ministrja vlerësoi sipërmarrjen Shqiponja, për ekselencën e arritur në prodhimin e vajit të ullirit organik, teksa theksoi se, “objektivat tona janë pikërisht eksperienca të tilla, të cilat fuqizojnë prodhimin tonë kombëtar, punësojnë shqiptarët, si dhe i përgjigjen kërkesës për cilësi të lartë në tregje ndërkombëtare, për rritje të eksporteve”.

Votimi nga jashtë, KQZ: 28 595 regjistrime, 9677 kërkesa të miratuara

Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 8796, e ndjekur nga Greqia me 6624, Gjermania me…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Votimi nga jashtë, KQZ: 28 595 regjistrime, 9677 kërkesa të miratuara

Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 8796, e ndjekur nga Greqia me 6624, Gjermania me…