
Bill Clinton në Shqipëri
Bill Clinton, presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vizitojë Shqipërinë, më 4 Korrik

Bill Clinton, presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vizitojë Shqipërinë.
Sipas medieve në vendin tonë, mësohet se vizita e Clinton vjen me ftesë të Kryeministrit Edi Rama, pikërisht në prag të Ditës së Pavarësisë të Amerikës, më 4 Korrik.
Ai do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një pritje zyrtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Më pas ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe Kryeministri do të kenë një deklaratë të përbashkët.
Në axhendë është edhe një darkë mes tyre