CEMA dhe “Escola Europea”, bashkëpunim në sektorin detar

CEMA shërben si qendër trajnimi dhe ndërtimi të kapaciteteve për profesionistët e detit si dhe një pikë takimi midis sektorit detar dhe akademisë.


Në vijim të bashkëpunimeve të Qendrës së Ekselencës për Çështjet Detare (CEMA) me organizma vendas dhe të huaj, Porti i Durrësit mirëpriti drejtuesit e “Escola Europea”, me qëllim vendosjen e urave të bashkëpunimit në trajnime dhe kurrikula të përbashkëta.

Drejtori i “Escola Europea”, Eduard Rodés, pasi bëri një rezyme të rrjetit ndërveprues të Shkollës Evropiane me autoritetet portuale më të rëndësishme të Evropës, shprehu interesin për bashkëpunim edhe me Portin e Durrësit.

Kreu i Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vengu, shprehu gatishmërinë e këtij bashkëpunimi nëpërmjet CEMA-s, si një mekanizëm që po jep efekte pozitive në formimin profesional në sektorin detar, gjatë këtyre dy viteve të aktivitetit të saj.

Bashkëpunimi do të finalizohet në vijim edhe me një marrëveshje mes dy palëve.

Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare është një shkollë profesionale, një instrument bashkëpunimi rajonal në funksion të zbatimit të standardeve evropiane në fushën e shërbimeve portuale, si dhe një strukturë mbështetëse për sipërmarrjet novatore në logjistikën portuale, ekonominë blu dhe mjedisin detar.

CEMA shërben si qendër trajnimi dhe ndërtimi të kapaciteteve për profesionistët e detit si dhe një pikë takimi midis sektorit detar dhe akademisë.

Balla: Votuesit nga jashtë të regjistruar në KQZ kaluan shifrën 200 mijë

Mbi 200 mijë zgjedhës nga jashtë janë regjistruar në aplikacionin PER në faqen KQZ. Gov.al.

Global 360

Trump: Edhe Bashkimit Evropian do t’i vendosim tarifa 25%

Trump sulmoi bllokun, duke thënë se ai “u formua për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara”.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla: Votuesit nga jashtë të regjistruar në KQZ kaluan shifrën 200 mijë

Mbi 200 mijë zgjedhës nga jashtë janë regjistruar në aplikacionin PER në faqen KQZ. Gov.al.