KE: 2.1 miliardë Euro për Ballkanin Perëndimor

Komisioni Evropian miratoi një paketë të re financiare me vlerë 2.1 miliardë Euro për të mbështetur në Ballkanin Perëndimor në 14 projekte investimesh


Komisioni Evropian miratoi një paketë të re financiare me vlerë 2.1 miliardë Euro për të mbështetur në Ballkanin Perëndimor në 14 projekte investimesh në transport, energji, mjedis, kapital njerëzor dhe mbështetjen e sektorit privat.

Kjo është paketa e pestë e investimeve në kuadër të Planit Ekonomik dhe Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, tha:

“Me këtë paketë të re investimi po u dërgojmë një mesazh të qartë partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor: se ardhmja e tyre është brenda BE-së dhe ne po bëjmë përparim të qëndrueshëm për zhvillimin ekonomik.”

Paketa e investimeve prej 2.1 miliardë Euro, e cila përfshin 528 milionë Euro grante të BE-së nga Instrumenti i Asistencës së para-anëtarësimit (IPA III), kontribute shtesë dypalëshe nga shtetet anëtare të BE-së dhe Norvegjia, hua nga institucionet financiare ndërkombëtare është miratuar nga Bordi Operativ i Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor.

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.