“Revolucioni digjital”/ Rama: Shërbimet e Kadastrës vetëm përmes e-Albania

Nbyllen sportelet e Kadastrës dhe mbaron regjimi 30-vjeçar i letrave, vulave dhe… shefave


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se nga dita e hënë, datë 3 korrik, Kadastra nuk do të jetë më e aksesueshme për publikun, pasi shërbimet do të merren përmes platformës “e-Albania”.

Në prezantimin e reformës për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Kryeministri informoi se nga e hëna e 3 korrikut, mbyllen sportelet e Kadastrës dhe mbaron regjimi 30-vjeçar i letrave, vulave, shefave.

Sipas tij, “gjithçka do të jetë online me nënshkrim e me vulë elektronike”.

“Praktika, ‘të paguash për të marrë shërbimin apo të shërbesh duke u paguar’, do të arkivohet si pjesë e historisë së dhimbshme të së shkuarës”, theksoi Rama.

Sipas tij, “nga e hëna, në 3 korrik, Kadastra do të jetë një makineri digjitale”.

#RevolucioniDigjital në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, (ASHK)✍️

#RevolucioniDigjital në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, (ASHK)✍️

?Nga e hëna 3 korrik mbyllen sportelet e kadastrës dhe mbaron regjimi 30 vjeçar i letrave, vulave, shefave!

? Gjithçka online me nënshkrim e me vulë elektronike!

?Praktika, “të paguash për të marrë shërbimin apo të shërbesh duke u paguar”, do të arkivohet si pjesë e historisë së dhimbshme të së shkuarës?

#VetëmPërpara➡️

Posted by Edi Rama on Friday, June 30, 2023

“Nga e hëna, 3 korrik, askush prej jush nuk do të bëjë dot asnjë gjë në Kadastër, sepse askush nuk do t’ju përgjigjet edhe sikur të dojë, sepse nuk do të ketë gjë në dorë. Nga e hëna, në 3 korrik, Kadastra do të jetë një makineri digjitale dhe punonjësit aty brenda, të cilët edhe kanë filluar të largohen, nuk devijojnë dot në asnjë drejtim sipas dëshirës asnjë gjë”, tha ai.

Kryeministri u shpreh se nga 3 korriku, qytetari nuk do të mund të zgjedhë dot se cili punonjës do ta trajtojë kërkesën e tij.

“Punonjësi i Kadastrës në Shkodër do të ketë para në kompjuter një rast për të trajtuar në Delvinë. Punonjësi i Kadastrës në Gjirokastër do të trajtojë rastin e një prone në Tropojë. Qytetarët të mos shkojnë më në Kadastër, se nuk i pret më askush, njësoj si në Bankën e Shtetit”, tha Rama.

Ai theksoi se nga 3 korriku, Kadastra do të jetë një dritare përmes platformës “e-Albania”.

“Aty bëhen aplikimet, aty merren përgjigjet, aty vjen dokumenti me vulën e nënshkrimin elektronik. I pandryshueshëm, i pamanipulueshëm, i patjetërsueshëm. Jo vetëm kaq, por sistemi do të jetë i tillë që çdo njeri i interesuar për të marrë përgjigje do të shohë se ku është ecuria e procesit”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se “arkivat e Kadastrës të mbushura me letra, tanimë nuk janë më të aksesueshme”.

“Askush nuk mund të shkojë të marrë një letër, të heqë një letër, të fusë një letër, t’i marrë tjetrit një pronë, t’i fusë pronën e dikujt tjetër gjëra që kanë ndodhur historikisht, sepse tanimë revolucioni digjital i kësaj faze ka përfunduar. Do ketë për një periudhë kohe jo shumë të gjatë, probleme, ngecje, ankesa, të gjitha këto, njësoj si atëherë kur mbyllëm sportelet dhe vumë sistemet në punë që thanë që kjo do kolapsojë Shqipërinë se pensionistët s’dinë, sepse fermerët s’dinë, sepse ata s’dinë, sepse këta s’dinë. Në fakt, njerëzit që nuk kanë mundësi të kapin për krahu deputetin, njerëz që nuk kanë mundësi të kapin për krahu ministrin, njerëzit që nuk kanë mundësi të kapin për krahu krushkun e pushtetshëm apo vjehrrën e fuqishme, e kanë atë zgjidhjen e tyre dhe ata janë përdoruesit më të rregullt të të gjitha platformave digjitale”, shtoi ai.

“Goodbey, Lindita”, shfaqje teatrale e suksesshme e regjisorit shqiptar në Greqi

Ambasadorja Luela Hajdaraga ndjek shfaqjen në Teatrin Kombëtar të Greqisë. Përgëzon aktorin dhe regjisorin Mario Banushi.

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Goodbey, Lindita”, shfaqje teatrale e suksesshme e regjisorit shqiptar në Greqi

Ambasadorja Luela Hajdaraga ndjek shfaqjen në Teatrin Kombëtar të Greqisë. Përgëzon aktorin dhe regjisorin Mario Banushi.