Izraeli godet objektiva brenda Sirisë

Forcat ajrore izraelite kryen sulme në zonat pranë qytetit Holms në Siri

Forcat ajrore izraelite kryen sulme në orët e para të mëngjesit në zonat pranë qytetit Holms në Siri, duke shkaktuar dëme materialiale por jo viktima, thuhet në një deklaratë të ushtrisë siriane.

Një raketë kundërajrore siriane shpërtheu mbi territorin izraelit, tha ushtria izraelite, duke shkaktuar një raund tjetër sulmesh.

Media shtetërore siriane citoi një zyrtar ushtarak të paidentifikuar të ketë thënë se mbrojtja ajrore eleminoi disa nga raketat e lëshuara nga avionët luftarakë izraelitë që fluturonin mbi Libanin fqinj.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Autoritetet izraelite nuk komentuan rreth sulmit ajror në Holms. Por ushtria tha se një nga raketat siriane shpërtheu mbi territorin izraelit pa shkaktuar dëme. Policia izraelite tha se mbetjet e raketës ranë në qytetin jugor të Izraelit, Rahat.

Në përgjigje të sulmit me raketë, avionët izraelitë goditën baterinë e mbrojtjes ajrore nga ku u lëshua raketa. Ushtria tha se goditi gjithashtu objektiva të tjerë, por pa dhënë detaje.

Izraeli, i cili është zotuar të ndalojë forcimin e Iranit në Siri, ka kryer qindra sulme vitet e fundit ndaj objektivave në pjesët e kontrolluara nga qeveria, por rrallëherë i pranon ato.

Sulmi i fundit ajror në Siri, i dyshuar si izraelit, ishte më 14 qershor, afër kryeqytetit Damask, që la një ushtar të plagosur. Gjatë viteve të fundit Izraeli ka vënë disa herë në shënjestër aeroportet në Damask dhe Alepo, shpesh duke i nxjerrë jashtë funksionimit. /VOA

Lexo më shumë nga

Rama: Pensionin mesatar me kontribute të plota e çojmë nga 300, në 400 euro

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot gjatë një interviste televizive se pensionistët në Shqipëri janë të ndarë në dy blloqe,…

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama: Në tryezë me BE-në me një kalendar 3-vjeçar për t’u integruar

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një interviste në medie, deklaroi se Shqipëria është Europa e…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Pensionin mesatar me kontribute të plota e çojmë nga 300, në 400 euro

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot gjatë një interviste televizive se pensionistët në Shqipëri janë të ndarë në dy blloqe,…