Klintonët e Kosovës surprizojnë Bill Clinton

Presidenti i 42-të i SHBA-së Bill Clinton u shpreh sot pa fjalë, pasi disa fëmijë të lindur në Kosovë treguan se mbanin emrin e tij, Clinton, apo të bashkëshortes të tij, Hillary


Presidenti i 42-të i SHBA-së Bill Clinton u shpreh sot pa fjalë, pasi disa fëmijë të lindur në Kosovë treguan se mbanin emrin e tij, Clinton, apo të bashkëshortes të tij, Hillary duke e falenderuar dhe shprehur mirënjohje për ndihmën dhe mbështetjen ndaj vendit të tyre.

“Unë jam Klentonita Ademaj, 18-vjeçe. Jam me origjinë nga Peja, Kosova, vendi që ju keni ndihmuar. Tezja më vendosi emrin e familjes tuaj në shenjë mirënjohjeje për atë që ju keni bërë për ne që të fitojmë pavarësinë. Dua t’ju falenderoj për atë që ju keni bërë për vendin tonë dhe që ne kemi liri e paqe”, u shpreh ajo.

“Jam Klinton Berisha. Jam nga Kosova dhe jam i nderuar që të mbaj mbiemrin tuaj si emrin tim. Jemi krenarë për atë që ju keni bërë për vendin tonë dhe që jemi të pavarur”, u shpreh ai.

“Unë jam Klinton Ferizi, jam krenar dhe ju falenderoj nga zemra SHBA-të dhe ju si president”, u shpreh një tjetër.

Në fjalën e tij, në ceremoninë e nderimit  me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” nga kryeministri Edi Rama, Clinton u shpreh se, “jam pa fjalë. Po të kisha një gjykim shumë të shëndoshë nuk do të thoja asgjë. Jam vërtetë pa fjalë”.

Ai u shpreh se, “këtë moment do ta ruaj si thesar për të gjithë jetën”.

“Ka më shumë se 10 vjet që kurse bashkëshortja ime erdhi këtu si Sekretare e Shtetit dhe gjithmonë e pyesja si po ndihesh, si po shkon, sepse gjithmonë doja që të vija. Dhe ndjej se, edhe pse jam një qytetar privat, pa asnjë pushtet publik, mund të flas për këtë çështje në emër të popullit amerikan”, tha Clinton.

“Lidhur me këtë, për partitë tona politike, dallimet tona filozofike, ndonjëherë edhe kundërshtive tona fetare, pavarësisht ne jemi të angazhuar për lirinë, forcën, integritetin dhe të ardhmen e Shqipërisë”, u shpreh ai.

“Jam shumë mirënjohës për atë çka Kryeministri tha lidhur me Kosovën. Ai e di dhe shumë prej jush e dinë që unë dhe Hillary jetojmë në Nju-Jork, 30 milje nga qyteti i Nju-Jorkut, që është vendi me përqendrimin më të madh të shqiptarëve në Amerikë. Nuk bëj të ecë rrugës pa i parë”, u shpreh Clinton. /ATSH

Lexo më shumë nga

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…