
Vizita e Clinton, ambasada e SHBA: Moment domethënës në miqësinë e qëndrueshme
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i ka uruar mirëseardhjen në Shqipëri, presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i ka uruar mirëseardhjen në Shqipëri, presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, i cili po viziton për herë të parë Shqipërinë.
Clinton do të qëndrojë për dy ditë në Shqipëri me ftesë të kryeministrit Edi Rama.
Ambasada thotë se, kjo vizitë e ish-presidentit Clinton është një moment domethënës dhe që dëshmon qartësisht miqësinë e qëndrueshme të dy vendeve tona.
“Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton! Vizita e parë e ish-Presidentit në Shqipëri është një moment domethënës në miqësinë e qëndrueshme mes vendeve tona”, shkruan Ambasada e SHBA.