Nikolla: SHBA, mbrojtës i madh i shqiptarëve!

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla uron sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla uroi sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë, 4 korrikut.

Nikolla shprehet mirënjohëse për rolin që ka luajtur SHBA, për mbrojtjen dhe zhvillimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Mirëmëngjes, Amerikë, në 247-vjetorin e Pavarësisë! Nuk ka një rast tjetër, kur pavarësia e një vendi të ketë ushtruar në historinë botërore atë ndikim e fuqi ndryshimi të Deklaratës dhe shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”,- shkruan Nikolla në urimin e saj.

“Pavarësia e ShBA i dha jetë shtetit më të madh demokratik të botës dhe jetërsimit në parimet kushtetuese të të drejtave të patjetërsueshme të individëve: Jetës, Lirisë dhe kërkimit të Lumturisë”,- vijon Nikolla.

“Prej 4 korrikut 1776, Parimet e Deklaratës së Pavarësisë u bënë filozofia politike e zhvillimit dhe demokratizimit të kombeve të qytetëruara”,- nënvizon Nikolla.

“Ne jemi mirënjohës se ShBA kanë qenë dhe janë një mbrojtës i madh i mbijetesës, pavarësisë, zhvillimit dhe të ardhmes së shqiptarëve.”, shkruan Kryetarja Nikolla.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!