Ambasadori turk: Ndihmat dhe mbështetja nga Türkiye për Shqipërinë do të vazhdojnë

Në aktivitetin e organizuar në Shkodër, u realizua shpërndarja e karrocave me rrota, patericave dhe pajisjeve të tjera ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara, pjesë e Shoqatës së Invalidëve Para dhe Tetraplegjikë të Shqipërisë-Dega Shkodër


Nga Fatjon Cuka, Anadoly Ajansi

Shkodër- Institucionet turke në Shqipëri, në bashkëpunim me organizatat brenda dhe jashtë vendit, vazhdojnë mbështetjen për njerëzit në nevojë në Shqipëri, ndërkohë projekti i fundit është me fokus personat me aftësi të kufizuara, raporton Anadolu.

Në aktivitetin e organizuar në ambientet e Shkollës 9-vjeçare “Ali Laçej” në Shkodër u realizua shpërndarja e karrocave me rrota, patericave dhe pajisjeve të tjera ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara, pjesë e Shoqatës së Invalidëve Para dhe Tetraplegjikë të Shqipërisë-Dega Shkodër.

Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, gjatë fjalës së tij në aktivitet tha se ndihmat dhe mbështetja nga vendi vëllazëror Türkiye për vendin vëllazëror Shqipërinë do të vazhdojnë. Ambasadori Atay theksoi se aktiviteti i sotëm është në vazhdën e aktiviteteve të shumta që po realizojnë për të mbështetur Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

“Dhënia e këtyre karrocave sot shpresojmë që të jetë një ndihmë sadopak për të lehtësuar kushtet e jetesës tuaj. Shpresojmë që kjo ndihmë që kanë bërë vëllezërit tanë që banojnë në Zvicër, nëpërmjet nesh dhe realizmin e fondacionit ALSAR dhe me gjetjen e personave nga shoqata këtu në Shkodër, është për të lehtësuar kushtet jetesës tuaj”, tha ambasadori turk.

Nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës, Rudin Beka, në fjalën e tij theksoi se shpreson që iniciativa të tilla të jenë edhe në të ardhmen.

“Falënderoj shumë ambasadorin e Türkiyes për mbështetjen e personave me aftësi ndryshe. Shpresoj shumë që këto iniciativa të jenë edhe në vazhdim dhe të mbështeten dhe nga komunitete të tjera. Nga bashkia besoj do të keni vëmendje më të theksuar edhe në periudhën në vazhdim”, u shpreh Beka.

Kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, u shpreh se realizimi i projektit në fjalë është bërë me iniciativën e Ambasadës turke në Tiranë.

“Kjo ndihmë është një ndihmë që vjen nga një organizim i turqve që jetojnë në Zvicër, me përkujdesjen e Ambasadës së Türkiyes dhe vetë ambasadorit. Ne e realizojmë sot këtë projekt. Ka qenë një iniciativë e ambasadës së Türkiyes për realizimin e këtij projekti. Uroj që këto mjete të shërbejnë sadopak për ta lehtësuar jetën tuaj (personat me aftësi të kufizuara)”, u shpreh Gurra.

Në kuadër të projektit “Solidaritet dhe ndihmë për personat me aftësi të kufizuara” u shpërndanë 50 karroca, 50 mbajtëseve dhe 50 çifte patericash, duke u mbështetur 150 persona me aftësi të kufizuara.

Rama: Me hyrjen në BE, barazia para ligjit nuk negociohet

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë për prezantimin e kandidatëve të…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Me hyrjen në BE, barazia para ligjit nuk negociohet

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë për prezantimin e kandidatëve të…