Rama: Falë shërbimit satelitor kemi një bazë fantastike të leximit të territorit

Kryeministri: Agjencitë ligjzbatuese tanimë e kanë shumë më të lehtë për të pasur qartësi të plotë


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se falë shërbimit satelitor kemi një bazë fantastike të leximit të territorit sipas nevojave të dikastereve, gjë që e bën të pamundur korrupsionin në shumë fusha.

Kryeministri Rama ishte i pranishëm në eventin për prezantimin e produkteve të para të shërbimit satelitor, ku vlerësoi punën mbresëlënëse që është bërë në një një kohë të shkurtër në këtë drejtim.

“Ju kujtohet se sa shumë nënqeshje dhe përqeshje patëm kur lajmëruam futjen në këtë sistem. Në janar të këtij viti u krye edhe lëshimi në hapësirë i 2 satelitëve, Albania 1 dhe 2. Deri në 21 qershor janë mbledhur të dhëna nga 16 324 km2 të Republikës së Shqipërisë. Për shkak se moti e vështirësoi shumë punën e atyre që janë përfshirë në këtë proces, kompania ofruese e shërbimit shtoi edhe 8 satelitë të tjerë pa asnjë pagesë ekstra për të na furnizuar me më shumë imazhe në ato periudha kohe. Sot mund të themi se kemi një bazë fantastike të leximit të territorit sipas nevojave të dikastereve”, tha ai.

Rama solli në vëmendje hartën e përmbytjeve, që sipas tij, “e bën të pamundur abuzimin me metrat katrorë të përmbytura”.

“Harta satelitore e bën të pamundur që një përmbytje prej 3 km2 të kthehet në një përmbytje prej 15 km2, duke shtuar aty viktima të ujit, e prona të dëmtuara për të rritur faturën në kurriz të shtetit, duke rritur dhe normën e korrupsionit. Kjo sepse janë imazhet dhe identifikimi i dëmeve që deri dje bëhej me grupe në këmbë në terren mund ta bëjmë tani vetëm me një imazh”, shtoi ai.

Po ashtu, Rama nënvizoi vlerën e këtyre imazheve për disiplinën në ndërtim, e cila sipas tij është e jashtëzakonshme.

“Tanimë gjithçka mund të lexohet në kohë reale lidhur me shfrytëzimin e territorit për të ndërtuar, për lejet e ndërtimit dhe ndërtimet pa leje”, shtoi ai.

Kryeministri theksoi se ky është një proces pune që do të kërkojë hap pas hapi kohë e përfshirje të institucioneve, por është jashtëzakonisht pozitiv me shumë kursim në kosto.

Rama tha se edhe agjencitë ligjzbatuese tanimë e kanë shumë më të lehtë për të pasur qartësi të plotë jo thjesht mbi sipërfaqen e konstatuar por edhe mbi ndërhyrjet në çdo sipërfaqe.

“Kombinimi i të dhënave me monitorimin që ne kemi bërë në bazë të marrëveshjes me Guardia di Finanza dhe me këtë sistem, na jep një fuqi shumë të madhe në kohë reale”, tha ai.

“Ajo që është edhe një element tjetër, një vlerë e shtuar është që me imazhet satelitore dhe me të dhënat shkencore të marra nga satelitët për produktet bujqësore, për përmbajtjen e ujit etj., mund të marrim lajme shumë të mira që janë në territor, por që kurrë nuk i marrim, sepse ndërkohë mbushet hapësira e informacionit me lajme të rreme, ujërat janë me helm, ajri është me helm e të tjerë dhe nuk ke sesi i kundërshton me fuqinë e të vërtetës, përveç se me fjalën”, shtoi ai. /ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: “Albergo Difusso” i Krujës, i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe Ballkan

“Albergo Diffuso” është një tipologji hotelesh e përhapur kohët e fundit në Itali dhe Evropë

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: “Albergo Difusso” i Krujës, i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe Ballkan

“Albergo Diffuso” është një tipologji hotelesh e përhapur kohët e fundit në Itali dhe Evropë