Turqia: Suedia nuk është ende gati për NATO-n!

Ministri i Jashtëm i Turqisë: Sistemi suedez i sigurisë është i paaftë të parandalojë provokimet


Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, u shpreh se vendi i tij mund ta ratifikonte protokollin e anëtarësimit të Suedisë, vetëm nëse Stokholmi “përfundonte detyrat e shtëpisë” dhe bënte përpara me përpjekjet për të trajtuar shqetësimet e Turqisë.

“Fakti që sistemi suedez i sigurisë është i paaftë të parandalojë provokimet dhe po paraqet imazhin e një vendi që sjell probleme për NATO-n, në vend të më shumë fuqie, po na bën të mendojmë në aspektin strategjik dhe të sigurisë. Kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Suedisë në NATO, nëse kjo gjë do të ishte barrë apo përfitim, mbetet ende një çështje për diskutim”, thotë ministri i jashtëm turk Hakan Fidan.

Turqia nuk e ka ratifikuar ende protokollin e anëtarësimit të Suedisë në aleancë, duke e akuzuar vendin se është shumë i butë ndaj grupeve që Ankaraja i konsideron si kërcënime për sigurinë e saj, përfshirë militantët kurdë dhe anëtarët e një rrjeti që Ankaraja i fajëson për një grusht shteti të dështuar në vitin 2016.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Dy ditë më parë Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, sinjalizoi se vendi i tij nuk ishte gati të ratifikonte anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke thënë se Stokholmi duhet të bëjë më shumë në raport me detyrat që i takojnë të kryejë, ndërsa e cilësoi djegien e Kuranit si krim urrejtjeje kundër myslimanëve.

Lexo më shumë nga

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…