Samiti i Berlinit në Tiranë, Rama: Së shpejti takim informal në Tiranë me përfaqësues të BE-së

Kryeministri Edi Rama informoi nga Shkupi se së shpejti do të ketë një tjetër takim informal në Tiranë me praninë e përfaqësuesve të Bashkimit Europian,


Kryeministri Edi Rama informoi sot nga Shkupi se së shpejti do të ketë një tjetër takim informal në Tiranë me praninë e përfaqësuesve të Bashkimit Europian, ku do të diskutohet mbi planin e mbështetjes për rajonin.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, kryeministri Rama theksoi se “sot është e qartë se BE ka nevojë për ne sa kemi nevojë ne për BE-në”.

“Lajmi i mirë është se Komisioni, siç e ka shprehur edhe Presidentja Von der Leyen po punon në këtë drejtim. Së shpejti do të kemi një tjetër takim informal në Tiranë, ku do të pres të gjithë së bashku, do të jenë prezent dhe miq nga BE, për të diskutuar konkretisht mbi planin. Na duhet ky plan, kjo mbështetje dhe e meritojmë si vende në mes të Europës që të mos shihemi thjesht si ata që duhet të bëjnë detyrat, por edhe si ata që kontribuojnë”, tha Rama.

Kryeministri i cilësoi të dobishme diskutimet me homologun e Maqedonisë së Veriut, në kushtet kur Shqipëria do të mikpresë samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë.

“Qëllimi im është që ky samit të shënojë disa përparime konkrete, të prekshme e domethënëse për të cilat po punojmë me Kancelarinë në Berlin dhe paralelisht po diskutojmë me Komisionin Europian në Bruksel. Është një kohë kur është bërë shumë e qartë për të gjithë ne dhe në këtë pikë kemi dakordësi të plotë jo thjesht në parim, por buron nga realiteti i përditshëm i punës sonë dhe qytetarëve tanë, të gjithë kësaj lagjeje që quhet Ballkan Perëndimor në mes të Europës, se hendeku midis vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve tona në aspektin e mbështetjes financiare të BE-së është i pakrahasueshëm me nevojën tonë dhe me domosdoshmërinë që Europa të jetë më kompakte”, tha Rama.

Sipas tij, “kjo është arsyeja pse prej disa kohësh, qysh kur nisën negociatat me BE-në, ne filluam të shtyjmë në këtë drejtim duke bashkëpunuar në mënyrë proaktive me njëri-tjetrin”.

“Në mënyrë të posaçme me Maqedoninë e Veriut ku kryeministri, ministri Osmani, stafi i kryeministrit janë shumë aktivë që të çojnë përpara këtë qëllim tonin të përbashkët duke furnizuar partnerët me shifra konkrete nga ky realitet që në pamje të parë nuk duket siç është”, tha ai.

Kryeministri Rama solli në vëmendje eksperiencën e kaluar në rastin e pandemisë së COVID-19, që sipas tij, “na e ndalon që ne të sillemi sikur nuk ka ndodhur asnjë gjë”.

“Kam parasysh COVID-19 kur BE na la si peshq pa ujë në periudhën e parë dhe ne u detyruam të kërkojmë vaksina në vendet e tjera që në Bruksel cilësohen si ‘vende të treta’. Por kam parasysh edhe periudhën më pas, se sa e rëndësishme ishte kur BE u përfshi dhe ne gjetëm mbështetje te BE”, tha Rama.

Rama theksoi se kjo nuk është e vetmja, pasi ka plot sfida të përbashkëta që kërkojnë edhe një qasje të përbashkët ndaj qytetarëve, që nuk mund të jenë qytetarë të dorës së parë dhe të dorës së dytë.

“Ajo që fqinjët tanë në BE marrin nga BE është e pakrahasueshme në raport me atë që vëmë në dispozicion të qytetarëve nga burimet e brendshme, sado t’i rrisim”, tha ai.

Rama vlerësoi po ashtu se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë një bilanc shumë kuptimplotë në raportin e tyre për sa i përket linjëzimit të plotë, 100 %, në raport me politikën jashtme të BE-së.

Sipas tij, “kjo është një vlerë që ne mishërojë me këtë komunitet të përbashkët vendesh e kombesh në rajon dhe jo të gjithë e mishërojnë 100 %”.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: “Albergo Difusso” i Krujës, i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe Ballkan

“Albergo Diffuso” është një tipologji hotelesh e përhapur kohët e fundit në Itali dhe Evropë

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: “Albergo Difusso” i Krujës, i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe Ballkan

“Albergo Diffuso” është një tipologji hotelesh e përhapur kohët e fundit në Itali dhe Evropë