Elsa Håstad: I love you Tirona!
Nje profil i paautorizuar i Ambasadores Suedeze në Shqipëri, Elsa Håstad, në përfundim të detyrës së saj diplomatike.
Nga Dash Frashëri, botues i TiranaDiplomat.com
Pas katër vitesh shumë dinamikë dhe të pasur me shumë aktivitete – qysh kur ajo mori detyrën e Ambasadores Suedeze në Shqipëri– Elsa Håstad po përmbyll me sukses detyrën e saj diplomatike në Tiranë, të kurorëzuar edhe me një cmim nga Kombet e Bashkuara, si “Ambasador i përkushtuar për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm”.
Gjithçka nisi, më 1 shtator 2019, kur përmes një ceremonie simbolike të zhvilluar në selinë e ambasadës, Ambasadori në largim, Johan Ndisi, i dorëzoi flamurin kombëtar suedez ambasadores së re të Suedisë, Elsa Håstad.
Më 12 Shtator 2019 Ambasadorja Elsa Håstad dorëzoi letrat kredenciale te Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Kristoffer Leandoer, Shefja e Bashkëpunimit për Zhvillim, Petra Burcher dhe këshiltari politik, Michael Nordenberg.
Gjithmonë ka ruajtur marrëdhënie të shkëlqyera, duke respektuar protokollin diplomatik. Edhe me presidentin Bajram Begaj ka pasur raporte shumë të ngrohta.
Ndihet e lumtur që është në Shqipëri, siç edhe e dëshmon me këtë video, të publikuar në rrjetet sociale, më 17 tetor 2019.
I am happy to be in Albania! Watch my video and share! ????❤️https://t.co/VzVXctpaIk via @YouTube
— Elsa Håstad (@EHstad) October 17, 2019
Ambasada e Suedisë është një ndër më aktivet në Shqipëri, duke mbështetur shumë projekte të sukseshme, në bashkëpunim me pushtetin lokal në bashki të ndryshme.
On our way to Peshkopie ❤️. See you there! #SwedenonTour #PopupEmbassy?? @SwedeninAL pic.twitter.com/fpkid5XMNM
— Elsa Håstad (@EHstad) June 7, 2023
Gjithmonë ka qenë një mbështetëse e fortë ndaj biznesit vendas, duke mbeshtetur me grante start-up të shumtë.
#Biz2030Albania Conference is on: Watch this space as we introduce Albanian businesses 2sustainability practices,learning from global leaders like #Sweden. Let’s unlock enhanced growth, productivity&environmental protection,creating a better society tgth. @EHstad @BallukuBelinda pic.twitter.com/reopK9oSX8
— UNDP in Albania (@UNDPAlbania) May 31, 2023
“Love is Love” – Ambasadorja Hastad ka qenë një mbështetëse e madhe e të drejtave të komunitetit LGBTQ, duke marrë pjesë në shumë manifestime në kryeqytetin shqiptar. Elsa Håstad ka punuar me të drejtat e njeriut që nga viti 1997, kryesisht në ish-Bashkimin Sovjetik, por edhe në Vietnam.
? Today is International Day against Homophobia, Transphobia and Biphobia. We stand up for human rights and the right of every human to be proud of who they are and to love who they want??
#IDAHOT #LGBTIQI #UnionOfEquality
Posted by Embassy of Sweden in Tirana on Wednesday, May 17, 2023
“Streha” i akordoi për kontributin e saj një çmim të posaçëm ambasadores: “Aleatja e Vitit”.
At the Streha gala last week, and ambassador Elsa recieved a price?
Its an honor for us to walk hand in hand with you…Posted by Embassy of Sweden in Tirana on Thursday, April 20, 2023
Suedia ka mbështetur fuqishëm organizatat që punojnë me gratë dhe promovimin e rolit tyre, apo për denoncomin dhe paralandalimim e dhunës. Ambasadorja Hastad ka kontribuar personalisht.
Roundtable discussion today at ?University of Elbasan Aleksandër Xhuvani, talking about women’s activism??
??Sweden is…
Posted by Embassy of Sweden in Tirana on Monday, March 20, 2023
Dita Ndërkombëtare e Grave, 8 marsi, për të nuk është thjesht një ditë festive, por një ditë ku mund të përcillen mesazhe të fuqishme.
Si ambasadore ka mbështetur një media të lirë dhe të pavarur, që bazohet te lajmi i vërtetë dhe i faktuar, dhe jo fals dhe i gënjeshtër.
Si diplomate ajo ka ndjekur si vëzhguese edhe zgjedhjet vendore apo parlamentare të zhvilluara në Shqipëri, ku më të fundit janë Zgjedhjet Vendore të 14 Majit.
Kremtimi i Ditës së Europës, ka bërë bashkë të gjithë ambasadorët e akredituar në Shqipëri, me një aktivitet të bukur në Malin e Dajtit, në kryeqytet, në kuadër të “Javës së Europës”.
#EuropeWeek2023 ???? is here! Sharing some of the ✨ moments ❤️??. @SwedeninAL We love it! ??✨???? @EUAmbAL @EUinAlbania #culture #innovation #YourSkillsYourFuture pic.twitter.com/vQ99qqxikr
— Elsa Håstad (@EHstad) May 24, 2023
Me Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, e lidh një miqësi jo vetëm si midis dy grave që i janë kushtuar politikës. Me deputetet shqiptare, të mazhorancës dhe opozitës, ka raporte shumë të mira.
Ambasadorja Elsa Håstad është vajza e gazetares Disa Håstad dhe dramaturgut britanik Arnold Wesker, dhe nuk mund të mungojë kurrsesi pasioni për artin dhe muzikën dhe veçanërisht per grupin e famshem suedez “ABBA”. Djali i saj, Yung Lean, është ndër reperët më të njohur në Suedi.
Një pikat e forta të saj është gatimi, ku duket se është një “Mastershefe” e nivelit të lartë.
Pasioni për malet e ka bashkuar shpesh me një tjetër ambasadore simpatike, si ajo e SHBA-ve, Yuri Kim, një prej mikeve të saj më të mira, me të cilën ka udhëtuar shpesh nëpër Shqipëri.
Gjithmone me gjetje inteligjente, si në këtë foto me këtë skuter elektrik.
Vizitoi thuajse çdo qytet të Shqipërisë.
Elsa i ka qejf selfiet dhe nuk përton të shkrepë foto me celularin e saj.
Një vizitë edhe në Familjen Mbretërore Shqiptare. Suedia është një Mbretëri, ku mbret aktualisht është Carl XVI Gustav.
E “dashuruar” pas librave, dhe Elsës nuk mund t’i mungonte një takim kortezie me shkrimtarin më të ndërkombëtarizuar shqiptar, Ismail Kadare dhe bashkëshorten e tij, gjithashtu shkrimtare, Helena Kadare.
Pak “fashion” e bën të lumtur, të tregojë buzëqeshjen e saj tipike.
Toleranca dhe harmonia fetare është një nga tiparet dalluese të Shqipërisë, dhe Ambasadorja Elsa Håstad, i respekton të gjitha fetë dhe merr pjesë në urimet e festave të tyre.
Elsa është dhe në versionin e një tifozeje futbolli.
I pëlqen të takojë njerëz të thjeshtë, të ketë kujtime me ta.
Nuk mungon edhe promovimi i një ferme gomerësh dhe qumështit të tyre, një investim i vëllezërve Lilo dhe Pëllumb Cako, në Kopacëz të Sarandës.
Apo edhe i Kabinave Fanky…
Festa Kombëtare e Suedisë dhe ajo e Midsommar e zbukuron me lule.
Tashmë është në fund të mandatit të saj. Dhe i duhet të rikthehet në shtëpi, në Suedi.
Por, Elsa ka rënë në “dashuri” me “Vendin e Shqiponjave: “Mirëupafshim Shqipëri! Do të rikthehem sërish!”
Tiranë, më 9 korrik 2023