Veliaj: Të qenit kryebashkiak një punë sa sfiduese, aq edhe e bukur!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës takim me kryetarët e bashkive të zgjedhur për herë të parë


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë dje në trajnimin “Sfidat dhe Perspektivat e Qeverisjes Vendore”, organizuar për kryetarët e bashkive të zgjedhur për herë të parë nga Fondacioni “Qemal Stafa” dhe “Friedrich Ebert-Stiftung”.

Ai u tha drejtuesve të rinj lokalë se të qenit kryetar i një bashkie është një punë sa sfiduese, aq edhe e bukur, pasi i shërben qytetit.

“Është padyshim puna më stresuese në vend, por edhe puna më e bukur në vend. Nuk e di nëse ka ndonjë rankim cilat janë punët më entuziaste dhe punët që kanë më shumë duk, padyshim është të qenit kryetar bashkie. Shpresoj shumë që do e shijoni këtë eksperiencë dhe vërtet është një punë jashtëzakonisht shpërblyese. Është e vetmja punë kur ti merr vendim në mëngjes dhe shikon rezultatin në darkë,” deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha gjithashtu se të drejtosh punët e një qyteti nuk do të thotë që t’iu pëlqesh të gjithëve, pasi ka vendime që nuk shkojnë në interes të të gjithëve.

“Shpesh herë në politikë kemi dëshirë të na pëlqejnë të gjithë. Në fakt, në politikë duhet të të pëlqejë 50 +1%.

Para meje ishte një kryetar tjetër në krye të Bashkisë së Tiranës. Ai vuante pikërisht nga kjo, donte t’iu pëlqente të gjithëve.

Dhe nëse donte të bënte një rrugë dhe aty kishte ndërtuar njëri pa leje, ai thoshte “nuk dua ta prish me këtë” dhe nuk e bënte. Nëse donte të bënte një ndërhyrje, një pastrim, aty ku dikush kishte vënë një kioskë, “mos ta prish me këtë”.

Në fund fare, Luli e prishi me të gjithë, sepse në përpjekje për t’iu pëlqyer të gjithëve nuk bëri dot asnjë punë. Dhe edhe pse mendoi se u pëlqeu të gjithëve, kur njerëzit shkuan në kutitë e votimit, mendonin ndryshe,” tha Veliaj.

Mbi 13 mijë të huaj të punësuar në tregun shqiptar, në 2024-ën

Të huajt në tregun e punës dominohen nga italianët, turqit dhe indianët, por nuk mungojnë edhe nga shtetet e tjera.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Mbi 13 mijë të huaj të punësuar në tregun shqiptar, në 2024-ën

Të huajt në tregun e punës dominohen nga italianët, turqit dhe indianët, por nuk mungojnë edhe nga shtetet e tjera.