Ankaraja: Biden-Erdogan bisedë telefonike mbi anëtarësimin e Suedisë në NATO

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin Joe Biden,


Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin Joe Biden, në të cilën diskutuan mbi kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, njoftoi të dielën presidenca turke.

Zoti Erdogan i tha Presidentit Biden se Stokholmi ka ndërmarrë hapa në drejtimin e duhur që Ankaraja ta ratifikojë kërkesën për anëtarësim në alenacën ushtarake, duke iu referuar një ligji kundër terrorizmit, por se hapat nuk kishin dhënë rezultate pasi mbështetësit e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) vazhdojnë të mbajnë demonstrata në Suedi.

“Udhëheqësit ranë dakord të zhvillojnë një bisedë të veçantë gjatë takimit në Vilnius dhe të diskutojnë imtësisht mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale”, njfton Ankaraja.

Të enjten, Suedia nuk arriti ta bindte Turqinë që ta mbështesë atë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO. Gjatë një takimi në nivel të ministrit të jashtëm, Ankaraja i kërkoi Stokholmit më shumë veprime në luftën kundër terrorizmit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se do të organizojë një takim mes Presidentit Erdogan dhe Kryeministrit suedez Kristersson në Vilnius të hënën.

Pas agresionit rus ndaj Ukrainës, Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO, duke braktisur politikat e kohës së Luftës së Ftohtë për mos-angazhimit ushtarak. Anëtarësimi në NATO duhet të miratohet nga të gjitha vendet e aleancës. Finlanda mori miratimin në muajin prill ndërsa Turqia dhe Hungaria ende nuk kanë hapur dritën jeshile për Suedinë.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu mbi furnizimin e Ukrainës me avionë luftarakë të tipit F-16 dhe statusin e Ukrainës në NATO në bisedën e tyre telefonike, sipas njoftimit të shtypit të presidencës turke. /VOA

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.