Poezia e famshme e Majakovskit dhe endacaku i Torontos

“‘Më lumturove ditën’, i them. I jap doren dhe largohem lehtë, ndjekur nga sytë e tij teksa duarve shtrëngon poezinë për Eseninin…”


Nga Mimoza Prifti

Sot, ne nje prej rrugeve te Torontos, ne qender te Torontos.

Ne distriktin e bizneseve dhe te intelektualeve, aty ku ndertesat teper te larta me hijen e tyre nuk lejojne rrezet e arta te Diellit te depertojne bordurave te mbingarkuara nga endacaket qe dite nate kerkojne sadopak fresk dhe frymemarrje.

Lypin sadopak vemendje per te holla, per mbijetese.

Nje prej endacakeve, teper mosperfilles nga hapat e kalimtareve, kutizen ku mbledh leket e ka disa hapa larg vetes.
Mjekra e gjate dhe e thinjur, mbi trupin e dobet dhe te lodhur, si per ti dhene hije fisnikerie rrobave te gjera, te grisura e te dala boje. Kembet e holla e te gjata, te rreshkura e te plasaritura, zgjatur pertej batanijes lara lara te dhuruar a ndoshta marre sdi se ku.
Duart, gjysemgishterinjsh munguar, mbajne nje liber te vjeteruar e te zverdhur nga koha.

Me njeren dore shfleton faqen dhe ethshem nis leximin.

Ndaloj dhe per minuta te tera veshtroj perhumbjen e tij faqeve te librit. Koha dhe bota ka ndaluar perqark, a thua kjo rruge e mbingarkuar mbart vetem ate dhe librin.

Marr nje pije freskuese ne nje prej lokaleve ngjitur, dhe kthehem serish tek Ai.

Ulem ne gjunje perballe tij, e pershendes dhe prane kembeve i vendos pijen me leng portokalli.

Shkeput bezdisshem syte nga libri, me falenderon me koke dhe shfleton faqen tjeter.

Me fal, per nderprerjen e leximit, nis biseden me te.

A mund ta di cfare libri po lexon, dhe une lexoj shume, nuk mund ta identifikoj veten pa librin.

Palos faqen, per te mbajtur mend ndalesen, ngre koken dhe buzeqesh me syte e qiellta diellore.

Me tregon librin, pa menduar qe une isha ne gjendje ta lexoja ate gjuhe.

Oh, poezi te Majakovskit?

– Ti di rusisht? me pyet. Ti je ruse?

Jo jo, nuk jam ruse, por rusisht di te lexoj shume mire.

-A ke lexuar ndonjehere libra ruse? Po Majkovskin a e ke lexuar ndonjehere?

Kam lexuar shume, korifejte si Majakovski pothuajse po.

Poezia qe ti po lexon, “Degjo” nga me te bukurat e tij.

– Te lutem lexoje kete poezi per mua, do te me cosh ne qiell te shtate.

E privilegjuar qe po mbaj nje liber te Majakovskit ne dore, nje liber origjinal i kushedi sa dekadave para, nis te lexoj duke u munduar te recitoj sadopak.

Hera e pare ndoshta ne jete, qe recitimi im dhe vargu brilant shkaktojne lote ne syte e dikujt.

Cohet, terheq batanijen nga vetja.
Shoh libra te vendosura ne forme katrori, libra qe krijojne nje karrige ku ai mbeshtet shpirtin dite neteve te tij.

Terheq nje prej librave, “Poeme per Vladimir Ilic Leninin”, e hap ne mes dhe nxjerr prej andej nje faqe te zverdhur, nje poezi me shkrim dore nga Majakovski, poezi dedikuar Sergej Esenin-it.

– Te lutem ma lexo dhe kete poezi, tingellojne kaq embel e bute vargjet nga zeri yt, te lutem.

Ma ka printur dikush shume vite para, i dua shume te dy, dhe Majakovskin dhe Eseninin.

Nis te lexoj poezine, tashme me lote syve te mi. .

“Planeti yne
nuk eshte pergatitur per shpirtra defryes
duhet te largojme gezimin diteve ne vazhdim
Te vdesesh nuk eshte e veshtire
te jetosh eshte akoma dhe me e veshtire”

Ndjej shume njerez te ndalojne rreth nesh, te shohin e te kuptojne se cfare bisedojne dy njerez qe ne pamje te pare nuk kane asnje lidhje.

Ku e ke mesuar rusishten, e pyes zoterine tek sa palos poezine dhe ja le ne dore.

– E kam mesuar vete, me libra te vjeter tek e tuk te flakur koshave te plehrave. E kam mesuar per te lexuar ne gjuhen origjinale keto perla. Sa mbledh ndopak leke, shkoj tek nje dyqan me libra te vjeter te perdorur, ata jane pasuria dhe femijet e mi.

Ne jete nuk munda te isha si gjithe te tjeret, ne shpirt po, mundet dhe me mire.

Me lumturove diten, i them, i jap doren dhe largohem lehte, ndjekur nga syte e tij teksa duarve shtrengon poezine per Eseninin..

Sot takova nje shpirt te bukur, bulevardit te ftohte ne qender te Torontos.

Aty ku shkelqimi lluksoz i vitrinave, makinave dhe kullarove tretet vargjeve te korifejve ruse.

Rama: Përditësimi i Fjalorit të madh të shqipes, në konsultim shumë të gjerë publik

Kryeministri Edi Rama njoftoi prezantimin publikisht të draftit të Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, gjatë fjalës sot në Kuvendin…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Përditësimi i Fjalorit të madh të shqipes, në konsultim shumë të gjerë publik

Kryeministri Edi Rama njoftoi prezantimin publikisht të draftit të Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, gjatë fjalës sot në Kuvendin…