Veliaj: Lajm fort i hidhur ikja e papritur e skulptorit Agim Rada!

Kryebashkiaku i Tiranës mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të skulptorit të njohur, Agim Rada.


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të skulptorit të njohur, Agim Rada.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shprehet se Rada la shumë gjurmë jo vetëm në Tiranë, por kudo në Shqipëri, me veprat e tij unike.

“Lajm fort i hidhur ikja e papritur e skulptorit Agim Rada, një mik i mirë, koleg dhe artist i pashoq i qytetit tonë. Ai la shumë gjurmë jo vetëm në Tiranë, por kudo në Shqipëri, me veprat e tij unike, duke jetësuar Onufrin, Marin Barletin, Gjergj Fishtën, Petro Markon e shumë figura të tjera. Agimi riprodhoi me mjeshtëri edhe bustin e Skënderbeut, që sot lartohet në Parkun Qendror të Budapestit, i dhuruar nga Bashkia e Tiranës. U prehsh në paqe mjeshtër”, shprehet Veliaj.

? Lajm fort i hidhur ikja e papritur e skulptorit Agim Rada – një mik i mirë, koleg dhe artist i pashoq i qytetit tonë….

Posted by Erion Veliaj on Tuesday, July 11, 2023

Spiropali mesazh Papa Françeskut: Me plot shpresë presim shërimin tuaj

Kryetarja e Kuvendit bashkoi sot lutjet me besimtarët katolikë për shërimin e Papa Françeskut

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali mesazh Papa Françeskut: Me plot shpresë presim shërimin tuaj

Kryetarja e Kuvendit bashkoi sot lutjet me besimtarët katolikë për shërimin e Papa Françeskut