Monica Merino: UNDP projekte të shumta në Shqipëri

Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, Monica Merino, vizitoi bashkitë e Kavajës, Divjakës, Patosit dhe Sarandës


Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, Monica Merino, gjatë një vizite 2 ditore në bashkitë e Kavajës, Divjakës, Patosit dhe Sarandës, theksoi angazhimin që UNDP ka në forcimin e partneriteteve dhe vijueshmërinë e punës në këto bashki.

POSTIMI I PLOTE

Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, Monica Merino, gjatë një vizite 2 ditore në bashkitë e Kavajës, Divjakës, Patosit dhe Sarandës, theksoi angazhimin që UNDP ka në forcimin e partneriteteve dhe vijueshmërinë e punës në këto bashki.
? Znj. Merino në takimin me Kryetarin e Kavajës, diskutoi mbështetjen e UNDP-së në rindërtimin e shkollave përmes programit #EU4Schools, luftën e dhunës kundër grave, punën me organizatat e shoqërisë civile përmes projektit #ReLOaD, ofrimin e shërbimeve publike nëpërmjet sistemit të zyrës me një ndalesë, si edhe vlerësimin e gatishmërisë digjitale të qeverisjes vendore me projektin #STAR.
? Në Divjakë, znj. Merino u takua me Kryetarin e Bashkisë dhe diskutuan për projektet e UNDP-së në Divjakë, si: forcimi i ofrimit të shërbimeve publike përmes programit #STAR, krijimi i një qendre komunitare shumëfunksionale, sigurimi i shërbimeve sociale të integruara dhe mbështetja për menaxhimin e Divjakës.
? Gjatë vizitës në Patos, Monica Merino dhe kryetari i Bashkisë, diskutuan për punën e UNDP-së në këtë bashki, ndër të cilat janë:
?? krijimi i qendrës komunitare multifunksionale për fëmijë me aftësi të përmes projektit #AskushTëMosMbetetPas,
?? shërbimi publik i ofruar nëpërmjet sistemit të zyrës me një ndalesë përmes projektit #STAR,
?? bashkëpunimet me organizatat e shoqërisë civile përmes projektit #ReLoAD,
?? lufta kundër dhunës në familje,
?? menaxhimi i rrezikut nga fatkeqësitë natyrore.
? Ndalesa e fundit ishte Saranda, ku znj. Merino u takua me Kryetarin e ri të Sarandës për të diskutuar partneritetin me UNDP-në. Ofrimi i shërbimeve të kujdesit social për fëmijët me aftësi të kufizuara përmes #LNB dhe forcimi i partneriteteve me organizatat e shoqërisë civile përmes #ReLoAD janë 2 ndërhyrje shumë të rëndësishmë të UNDP-së në Sarandë.
Monica Merino gjatë qëndrimit në Sarandë, vizitoi Qendrën Komunitare, e cila ofron shërbime jetike për fëmijët me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, znj. Merino vizitoi edhe një qendër për të moshuarit dhe familjet në nevojë.
Jemi shumë të lumtur për partneritetet tona dhe jemi të angazhuar të vijojmë me punën tonë, kudo në Shqipëri!

Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, Monica Merino, gjatë një vizite 2 ditore në bashkitë e Kavajës,…

Posted by UNDP Albania on Thursday, July 13, 2023

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri