Negociatat me BE-në, MIE raporton për politikat e transportit dhe rrjetet trans-europiane

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kryesoi delegacionin shqiptar në takimin bilateral për kapitujt 14 “Politikat e transportit” dhe kapitullin 21 “Rrjetet trans-europiane”, si pjesë e procesit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.


Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kryesoi delegacionin shqiptar në takimin bilateral për kapitujt 14 “Politikat e transportit” dhe kapitullin 21 “Rrjetet trans-europiane”, si pjesë e procesit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Gjatë këtij takimi, delegacioni shqiptar prezantoi nivelin e përafrimit të Shqipërisë dhe zbatimit të acquis të BE-së, në sektorët e transportit rrugor, sigurinë rrugore, hekurudhat, transportin e kombinuar, aviacionin, transportin detar, rrugët ujore të brendshme dhe rrjetet trans-evropiane, TEN-T.

Gjithashtu, delegacioni shqiptar paraqiti progresin e deritanishëm të Shqipërisë në kuadër të zbatimit të rekomandimeve dhe përmbushjes së detyrimeve të parashtruara nga Komisioni Evropian.

Progresi i pasqyruar, si dhe puna e bërë në të gjithë sektorët e transportit dhe TEN-T u mirëprit dhe u vlerësua nga ekspertët e Komisionit.

Legjislacion i BE-së për transportin synon të përmirësojë funksionimin e tregut të brendshëm duke promovuar shërbime të sigurta, efikase dhe në mbrojtje të mjedisit e në të mirë të përdoruesit. Qëllimi i politikave të rrjeteve trans-evropiane (TEN-T) është të integrojnë një infrastrukturë evropiane ndërvepruese në fushat e transportit, energjisë dhe telekomunikacionit. Në këtë kuadër të identifikojnë standarde teknike dhe projekte prioritare me interes të përbashkët, si dhe të zhvillojë instrumente financimi për zbatimin e tyre.

Takimet bilaterale do të pasohen nga raporti screening i Komisionit Evropian, i cili paraqet rekomandimet për hapat pasardhës që duhen ndërmarrë në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Institucionet turke shënojnë Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve

Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, takim me nxënës të shkollës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Institucionet turke shënojnë Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve

Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, takim me nxënës të shkollës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri