Taulant Balla emërohet ministër i Brendshëm

Kuvendi miratoi sot dekretin e Presidentit të Republikës për emërimin e Taulant Ballës në postin e ministrit të Brendshëm, me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim.


Kuvendi miratoi sot dekretin e Presidentit të Republikës për emërimin e Taulant Ballës në postin e ministrit të Brendshëm, me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim.

Kuvendi gjithashtu miratoi me 84 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenim, dekretin e Presidentit për shkarkimin e Bledi Çuçit nga detyra e ministrit të Brendshëm.

Gjithashtu sot në Kuvend u miratuan:

Raporti i veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2022 me 72 vota pro, 1 abstenim, 18 kundër;

Raporti i veprimtarisë së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2022 votohet me 73 pro, 18 kundër, 1 abstenim;

Raporti i veprimtarisë së INSTAT për vitin 2022 votohet me 72 pro, 18 kundër, 1 abstenim;

Raporti i veprimtarisë së ILDKP dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2022 votohet me 72 pro, 4 abstenim, 11 kundër;

Raporti i veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë votohet me 73 pro, 17 kundër, 1 abstenim;

Projektligji “Për menaxhimin e garancive dhe kredive shtetërore të pakthyera” votohet me 73 pro, 17 kundër, 2 abstenim;

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë lidhur me një hua koncesionale për programin ‘përmirësimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipërinë Veriore pas tërmetit të vitit 2019’” votohet me 82 pro, 1 kundër, 1 abstenim;

Ndërsa u rrëzuan projektligji ‘Për disa shtesa në ligjin nr.107/2014 ‘për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’ i ndryshuar votohet me 22 pro, 72 kundër, 0 abstenim dhe projektligji ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.55/2015 ‘Për investimet strategjike’ votohet me 22 pro, 72 kundër, 0 abstenim.

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri