“Arvanitishtja në Atikë”, këngët popullore shqiptare të arvanitësve

Akad. Titos Jochallas me të drejtë është quajtur albanologu i arvanitëve. 


Libri përmban këngë popullore të mbledhura nga bartësit e folklorit të arvanitëve në Atikë, transkriptuar me alphabet latin, në të folmet burimore të arvanitëve, me përkthim në gjuhën greke.

Autori ka koleksionuar të gjitha nënllojet e lirikës popullore arvanite, prej këngëve të dashurisë dhe të dasmës deri tek këngët-lodra, lirika rituale, këngët shpotitëse, me përqeshje miqësore ndaj ceneve morale e fizike, duke i mbledhur edhe nga biblioteka shtetërore e private.

Një pjesë të rëndësishme të librit e përbëjnë rrëfenjat popullore me karakter argëtues, didaktik dhe moral; shtuar me rrëfime që lidhen me figura reale të historisë arvanite. Më vete janë trajtuar emërtimet e vendeve, duke përfshirë mikrotoponimet, si kujtesë historike etnike e arvanitëve dhe si lëndë gjuhësore me elementë arkaikë.

Frazeologjizmat dhe urtësitë popullore, ushtrimet e thjeshta të vjershërisë dhe në mënyrë të veçantë leksiku i arvanitëve, shumë i pasur dhe i larmishëm në fjalë e forma, me një rëndësi të veçantë për një fjalor historik të shqipes; për studime krahasimtare midis shqipes mesjetare të bartur gojarisht dhe shqipes së shkruar në hershmëri; janë një thesar brenda thesarit që ka mbledhur akad. Titos Jochalas.

Leksiku është paraqitur në kontekste gjuhësore bindëse dhe është shpjeguar edhe përmes greqishtes.

Autori ka mbledhur lëndë gjuhësore e folklorike në të gjitha fshatrat e Atikës, të cilët paraqiten në fund edhe në një renditje alfabetike. Gjenden në libër edhe një koleksion kostumesh tradicionale popullore.

 

Akad. Titos Jochallas me të drejtë është quajtur albanologu i arvanitëve.

___________

www.akad.gov.al

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…