Balluku në SHBA: Shqipëria, shembull për energjinë e pastër
Zv.kryeministrja merr pjesë në konferencën e organizuar nga Lidershipi Transatlantic dhe Atlantic Council.
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku po merr pjesë në Uashington në konferencën e organizuar nga Lidershipi Transatlantic dhe Atlantic Council.
Balluku tha se, “konferenca e sotme e zhvilluar në Librarinë e Kongresit këtu në Uashington, një organizim i Lidershipit Transatlantik dhe Këshillit Atlantik, është një nga konferencat më të rëndësishme për sa i përket zhvillimit dhe bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Në këtë konferencë pjesëmarrja ishte e niveleve të larta nga zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, ministra nga Serbia, Maqedonia e Veriut, nga Bosnjë-Hercegovina dhe nga vende të tjera të rajonit që ishin si panelistë, por edhe ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët folën për ekonominë, financat, sistemin bankar, cyber security dhe energjinë, si një nga fushat më të rëndësishme.
Uashington?në konferencën e organizuar nga lidershipi Transatlantik dhe Këshilli Atlantik.
Një nga konferencat më të rëndësishme të zhvillimit dhe bashkëpunimit Rajonal të Ballkanit Perëndimor me pjesëmarrje të niveleve të larta përfaqësuese qeverisëse dhe ekspertë të fushave të ndryshme.
Fokusi kryesor i diskutimit ishte bashkëpunimi rajonal , sfidat e së ardhmes së Ballkanit Perëndimor, një bisedë mjaft konstruktive ku drejtuesit e Departamentit të Shtetit u treguan të gatshëm të ofrojnë mbështetjen e tyre të pakursyer gjithashtu dhe Shqipëria është një shembull sesi energjia e pastër duhet të jetë fokusi i secilit prej shteteve. Panelet e energjisë dhe sigurisë kibernetike me përfaqësues të ??Shqipërisë ishin një tjetër pjesë e rëndësishme e kësaj konference ku shkëmbimi i eksperiencave krijon dhe një rrjet bashkëpunimi me të gjithë përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse.Publiée par Belinda Balluku sur Vendredi 14 juillet 2023
Balluku tha se, në panelin ku mori pjesë, ishte pjesëmarrja e nivelit të lartë të përfaqësimit të qeverive dhe u fol më së shumti për bashkëpunimin rajonal ku kërkon të shkojë Ballkani Perëndimor në vitet e ardhshme.
“Në lidhje me atë se çfarë po bëjmë sot dhe kush janë sfidat e së ardhmes, ishte një bisedë shumë konstruktive ku pjesëmarrësit e Departamentit të Shtetit dhanë mendimet e tyre dhe siguruan mbështetje e cila nuk do të na mungojë dhe në vitet e ardhshme për sa i përket të gjithë zhvillimit në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Balluku.
Balluku deklaroi se, “Shqipëria është gjithmonë e kuotuar për shkak edhe të politikës së pastër që ka ndjekur, mënyrës sesi ne i kemi qëndruar në krah aleatit tonë kaq strategjik dhe të rëndësishëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke dhënë Shqipërinë si një shembull se si duhet të funksionojë në të ardhmen, se si energjia e pastër duhet të jetë fokusi i secilit prej shteteve, se si tranzicioni energjetik apo edhe sfidat e tjera duhen përballuar”.
Megjithatë, vijoi ajo, ne të gjithë së bashku kemi thënë se është shumë e rëndësishme që në të ardhmen bashkëpunimi të jetë akoma më i ngushtë mes vendeve tona.
Balluku tha se, “ndërkohë sot janë zhvilluar dhe dy panele të tjera të rëndësishme, paneli për energjinë dhe paneli për sigurinë kibernetike, që të dyja me pjesëmarrje të përfaqësuesve shqiptarë, të cilët ndanë aty eksperiencat e tyre më të mira, duke krijuar kështu një rrjet bashkëpunimi, jo vetëm me kolegët nga rajoni, por edhe me të gjithë përfaqësuesit e shtetit amerikan që ishin në konferencën e sotme”.