Ekspozitë e përbashkët e artistëve ballkanas në Paris

Në ceremoninë e hapjes, ka qenë e pranishme edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti


Në Qendrën Kulturore të Serbisë në Paris, është çelur ekspozita “Substrate”, si pjesë e iniciativës Ballkani i Hapur. Kjo ekspozitë është një projekt i përbashkët i tre artistëve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Në ceremoninë e hapjes, ka qenë e pranishme edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti së bashku me homologet e saj; Maja Gojkovic dhe Bisera Kostadinovska Stojchevska.

Ministrja Margariti e ka vlerësuar këtë ekspozitë si një dëshmi që arti dhe kultura janë ura komunikimi mes popujve.

“Bashkë me homologen serbe dhe atë të Maqedonisë së Veriut, u ndalëm në rëndësinë e artit si faktor paqeje dhe zhvillimi ekonomik, por edhe nevojën për më shumë bashkëpunim dhe lëvizje të lirë për komunitetin krijues”, është shprehur Margariti.

Artistët që u bënë bashkë për ngritjen e kësaj ekspozite janë: Driant Zeneli, Kristina Pulejkova dhe Nina Zelkjovic, ndërsa kuratorja e ekspozitës është Claudia Paetzold.

Ekspozita “Substrate” studion aspekte të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të tre vendeve dhe tregon segmente (substrate) të përbashkëta që përfaqësojnë rajonin e Ballkanit të Hapur.

Publiku do të mund ta vizitojë ekspozitën në Paris deri më 12 gusht 2023.

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…