Erdogan: Putini në favor të rinovimit ë marrëveshjes së grurit

Marrëveshja e grurit, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja, ka mundesuar eksportin e produkteve ukrainase nga portet e Detit të Zi, pavarësisht luftës së vazhdueshme me Rusinë.


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha sot se homologu i tij rus, Vladimir Putin është në favor të zgjatjes së marrëveshjes që lejon eksportin e grurit ukrainas, ndërsa një vendim përfundimtar është ende në pritje.

“Ne jemi në marrëveshje me Putinin për zgjatjen e marrëveshjes së eksportit të grurit ukrainas përmes Detit të Zi”, tha Erdogan në Stamboll, disa ditë përpara se marrëveshja të përfundojë.

Është ende e paqartë se kur dhe si mund të zgjatej marrëveshja, e cila përfundon më 17 korrik.

Erdogan tha se pret që Putin të bëjë një vizitë në Turqi në muajin gusht.

Udhëheqësi turk shtoi se ai shpreson që marrëveshja të zgjatet, veçanërisht për t’u lejuar vendeve të varfra afrikane të kenë akses në ushqim.

Deklarata e Erdoganit vjen një ditë pasi Putin tha se zgjatja e marrëveshjes mbetej e varur nga përmbushja e kërkesave të adresuara nga Moska.

Ai tha se ekzistonte mundësia e pezullimit të pjesëmarrjes së Rusisë në marrëveshje derisa të realizoheshin kërkesat.

Marrëveshja e grurit, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja, ka mundesuar eksportin e produkteve ukrainase nga portet e Detit të Zi, pavarësisht luftës së vazhdueshme me Rusinë.

Më herët, Erdogan tha se eksportet kishin arritur në rreth 33 milionë tonë.

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…