“Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion”, apeli i GJKKO lë në burg Gjicin

Arrestimi i ish kryebashkiakut të Kukësit, u realizua me 24 qershor me urdhër të SPAK.


Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka rrëzuar kërkesën e Safet Gjicit, ish Kryetar i Bashkisë së Kukësit, i cili kërkoi lirimin e tij nga qelia.

Mëngjesin e sotëm, Apeli i GJKKO mori në shqyrtim kërkesën e Safet Gjicit dhe të pandehurës tjetër Alma K, që kërkuan një masë më të lehtë sigurie, në vijim të hetimit ndaj tyre. Por, pasi përfunduan parashtrimet, togat e zeza vendosën lënien në fuqi të vendimit të marrë në fund të qershorit GJKKO e shkallës së parë, duke lënë bë burg Safet Gjicin dhe “arrest shtëpie” Alma K.

Ish Kryebashkiaku i Kukësit, Gjici po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për “Shpërdorim Detyre” dhe “Korrupsion Pasiv”. Ndërsa Alma K, po hetohet mbi akuzën e “Korrupsion aktiv”

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë 14.07.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 32 akti, datë 10.07.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim S.Gj., A.K., ndaj vendimeve nr. 73, datë 24.06.02023 dhe nr. 74, datë 26.06.2023 (mbi caktimin e masave të sigurimit personal) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 73, datë 24.06.2023 dhe të vendimit nr. 74, datë 26.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me të hetuarin S.Gj.

– Mospranimin e ankimit të paraqitur nga e hetuara A.K. nëpërmjet mbrojtëses së zgjedhur ndaj vendimit nr. 74, datë 26.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Hetimi ndaj Gjicit dhe Alma K, nisi në 16 qershor 2023, teksa arrestimi i ish kryebashkiakut të Kukësit, u realizua me 24 qershor me urdhër të SPAK.

Lexo më shumë nga

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.