Minat me sahat që “flenë” poshtë pallateve!

Merrini seriozisht parkimet nëntokësore nëpër pallate, sepse janë më të rrezikshme se një tërmet.


Nga Dr. Isidor Koti, Administrator

Merrini seriozisht parkimet nëntokësore nëpër pallate, sepse janë më të rrezikshme se një tërmet.

Nëse ky i fundit zgjat pak dhe lë ca pasoja të rikuperueshme, historia e parkimeve të patrajtuara seriozisht sjell shpesh dëme edhe më të rënda që kanë të bëjnë direkt me jetën e njerëzve dhe me pasurinë e tyre.

Në historinë disa-vjeçare si Administrator në disa pallate të Tiranës, një nga pikat më delikate ka qenë mbikëqyrja e këtij seksioni të bashkëpronësisë, i cili në dukje qëndron thuajse larg vëmendjes së të gjithëve. Por rastet e ndryshme dhe të shpeshta kanë treguar që risku është i lart, sepse mungesa e kushteve elementare anti-zjarr, pra i sistemit të hidrantëve, apo edhe sistemi i shërbimeve dhe mbrojtjes në tërësinë e administrimit janë dy pikat e dobëta që neglizhohen nga të gjitha palët.

 

 

Ekziston boshllëk ligjor, e më tej një rregullore e brendshme specifike dhe në shumë pallate mungon edhe administrimi i mirëfilltë i çdo elementi në parkime.

Edhe pse janë aq shumë të rëndësishme dhe me vlera të larta monetare, ato konsiderohen ende një xhep i vogël në “kostumin” pronësisë së banorëve.

Kësisoj, duke u shprehur kaq pak rëndësia, e duke mos u llogaritur vlera reale e tyre në aspektin tërësor të bashkëpronësisë, kur ndodhin fatkeqësitë gjendemi të papërgatitur.

Nëse do merreshim gjatë me zbërthimin e zanafillës së problemit, me përgjegjësit dhe si të ndëshkojmë rastet keqbërëse nuk do ishim gjëkundi, nuk do fitonim asgjë.

Çështja duhet parë më thellë dhe në avancë, në mënyrë që të shmangim “plasjen e minave” pra djegien e makinave dhe rrjedhimisht dëmet që ato shkaktojnë, jo vetëm materiale.

As grupet e interesit që janë vet bashkëpronarët e parkimit dhe as autoritetet ligjore që merren me pasojat e këtij fenomeni. Puna e vërtetë bëhet që në fillim, në aspektin e rregullave teknike dhe zbatimin e çdo elementi mbrojtës në realizimin e sistemit sinjalistik, ndriçues, hidratues, etj. Në rast se këto mungojnë asnjë pallat nuk duhet të kolaudohet.

Por kjo ka ndodhur dhe nuk zhbëhet më.

Tani duhet të merremi me rikuperimin e mungesave, duke shtuar ca të holla nga xhepi dhe vigjilencën e nevojshme.

Përndryshe, “minat me sahat” mund të zgjohen, sa herë që i shkelim.

Lexo më shumë nga

Presidenti i Federatës Ukrainase të Futbollit, vizitë në “Shtëpinë e Futbollit”. Andriy Shevchenko: Shqipëria po rritet, zhvillimi më i madh vjen nga futbolli

“Shtëpia e Futbollit” mirëpriti sot në një vizitë zyrtare Presidentin e Federatës Ukrainase, Andriy Shevchenko. I ftuar nga Presidenti i…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Federatës Ukrainase të Futbollit, vizitë në “Shtëpinë e Futbollit”. Andriy Shevchenko: Shqipëria po rritet, zhvillimi më i madh vjen nga futbolli

“Shtëpia e Futbollit” mirëpriti sot në një vizitë zyrtare Presidentin e Federatës Ukrainase, Andriy Shevchenko. I ftuar nga Presidenti i…