“The Face” artikull për Shqipërinë, Rama: Destinacioni i preferuar i turistëve anglezë

Shqipëria është kthyer në një vend shpëtimi për të rinjtë britanikë, duke ofruar festivale si, “Kala” dhe ION, akomodime të lira dhe plazhe të mrekullueshme.


Shqipëria është kthyer në një vend shpëtimi për të rinjtë britanikë, duke ofruar festivale si, “Kala” dhe ION, akomodime të lira dhe plazhe të mrekullueshme.

Kështu shkruan revista angleze “The Face” në një artikull kushtuar turizmit në Shqipëri, të cilin e ndau sot në rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama.

“Alb-mania e turistëve britanikë ose si u bë Shqipëria destinacioni i preferuar për këtë verë duke ndryshuar dita-ditës katërcipërisht sterotipet e krijuara përmes promocionit që vetë vizitorët nga Mbretëria e Bashkuar i bëjnë bukurive të vendit me festivalet verore dhe plazhet fantastike, por edhe përmes yllit tonë Dua Lipa që i bën të zbulojnë “Maldivet brenda Europës” siç Theface.com shkruan në këtë artikull dedikuar turizmit në Shqipëri”, theksoi Rama.

Revista angleze “The Face” shkruan se “sa më shumë t’i referohesh një destinacioni si një vend krejtësisht i ndryshëm, aq më shumë do të bëhet një pikë e nxehtë turistike . Rasti në fjalë? Së fundmi Shqipërisë i është referuar si, Kroacia e Re, Maldivet e Evropës, Karaibet e Evropës, Greqia e ardhshme, e cila po gëzon një rritje të madhe të numrit të turistëve. Edhe nëse nuk keni qenë kohët e fundit në Shqipëri, me siguri i keni parë pamjet në internet. Për ne që navigojmë, “Toka e Shqiponjave” është shpërndarë kudo në rrjete kohët e fundit. Të gjithë, me sa duket, kanë bërë banjo dielli në plazhet e saj me rërë, janë zhytur në ujërat e paeksploruara dhe kanë kërcyer në festivalet e saj”.

“Nga viti 2010 deri në vitin 2019, numri i turistëve që shkojnë në Shqipëri çdo vit u trefishua në 3,3 milionë, ku 120 000 prej vizitorëve ndërkombëtarë ishin nga Britania e Madhe. Megjithatë, së shpejti parashikohet që vendi të vizitohet nga miliona turistë britanikë”, thuhet në artikullin e “The Face”.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.