Zoti e di!

“Njeriun që vrava, vetëm Zoti e di sa shumë ende e dua!”


Nga Dr. Monika Stafa

Crregullsitë e njerëzimit janë sjellje apo fenomene me të cilat formësohet bota ku ne jetojmë.
Jo gjithmonë rregulli dhe ligji e cojnë atë përpara.

Korrupsioni është karburanti që ndez motorët e kapitalizmit, mbaj mend t’i ketë thënë një eksponent i lartë i mafias një komisari të ndershëm, duke e lënë atë gojëhapur majë një tarrace ndërsa arratisej nga vendi i tij.

Fletë -arrestet ishin prerë.

Po Zoti, e pyeti komisari.

Zoti, cili Zot, e pyeti mafiozi. I joti që pret të më arrestojë apo i imi që pret të më shpëtojë?

Nuk ka pak orë nga dje kur lexova mes rreshtave të një letre një thirrje mes shumë të tjerave drejtuar në fund edhe Zotit.

Zotit dhe askujt tjetër që dinte të vërtetën.

Ishte një letër mallëngjyese e njeriut më të përfolur sesa vetë Zoti vitin e fundit në Shqipëri.
Për cilin Zot e ka ky, pyeta veten nënzë. Sapo kisha mbyllur faqet e një romani.

….

Gjithmonë kam endje të lexoj libra. Sigurisht shija për to nuk është e njëjtë por ajo që gjithmonë mësoj prej tyre është se asgjë nuk është e sigurt. Cështjet më të mëdha që ekzistojnë janë diskutuar thuajse plotësisht dhe bota i ka zgjidhur sekretet.

Ajo që ne mësojmë në cdo epokë nuk është e re por thjesht përpunohet që të duket tek të rinjtë si zbulesa apo magjia e parë. Qëkurse njeriu mori në duar fillesat e qytetërimit, ai është ende larg zgjidhjeve të konfliktit si dhe më parë.

Njeriu nuk lind i ditur. Shqisat e tij janë të vetmet mjete të njohurisë dhe ato nuk mund të japin siguri absolute. Mbetet vetëm një subjekt për të cilin njeriu mund të flasë me autoritet dhe kjo është mendja e tij. Madje edhe këtu ai është i rrethuar nga errësira.

Mos ndoshta kjo është arsyeja që ne do të mbetemi gjithmonë të paditur për cështje që na nevojiten më shumë për t’i ditur?

Meqënëse njohja është dicka e paarritshme mua më pëlqen ta lë atë mënjanë dhe të merrem me parregullsitë apo marrëzitë që na dalin rrugës.

Ndryshe këto parregullsi quhen vepra okulte.

Cilat janë ato?

Është ajo letër ku pavarësisht se përmendet Zoti, gjarpri dhe dardhat pas shpine bashkëjetojnë dhëmbë për dhëmbë me njëri- tjetrin.

Magjia apo okultizmi nuk lindi rastësisht. Sipas tregimeve biblike është befasuese, madje tronditëse kur mëson se gjithçka filloi në Kopshtin e Edenit. Burimi i parë i rrëfenjës lidhet me Satanin kur ai u maskua në formën e një gjarpri.

Megjithëse i vetëdijshëm për thënien e Zotit, ai e kundërshtoi urdhrin e Perëndisë duke përdorur gjarprin për qëllimet e tij. Duke shkulur një mollë nga pema e ndaluar, Satani u premtoi pavdekësinë dhe një status të lartë heronjve tanë, Adamit dhe Evës, për një jetë të përjetshme krejt të pavarur nga Zoti.

Kjo ofertë ishte false, por fatkeqësisht funksionoi.

Prej kësaj ne mësojmë se magjia është fuqia e ndikimit në rrjedhën e ngjarjeve duke përdorur forca misterioze ose të mbinatyrshme. Është përdorimi i fuqisë mbinatyrore nga një person për të kontrolluar veprimet njerëzore ose ngjarjet që atë e rrethojnë.

Pra, ku është Zoti?

Veprat okulte kanë qenë të njohura në shoqërinë boheme të kafeneve të Parisit në fund të shekullit të 19-të. Shkrimtari anglez Somerset Maughamu u frymëzua pikërisht prej një magjistari që frekuentonte këtë mjedis, i cili dhuntitë e tij i përdorte në dëm të jetëve njerëzore, për të na dhuruar më tej një libër të mrekullueshëm.

“Magjistari” është një roman gotik ku dy personazhet e rinj magjepsen pas njeriut që ishte në gjendje të fliste me gjarpërinjtë por ajo që ka rëndësi në këtë vepër nuk është kurthi që i ngrihet Margaretës për t’i shijuar gjakun e një virgjëreshe.

Tjetërkund të con talenti i një rrëfimtari si S. Maugham.

Në qendër të romanit është Zoti. E tërë fabula për t’i bërë dëm vajzës së re ngrihet në emër të tij.
Po cili Zot, do pyesni ju.

Unë e kam një përgjigje. Po ju?

S. Maugham nuk cilësohet një shkrimtar i shkëlqyer sa i përket gjuhes letrare. Por ai është një tregimtar i klasit të parë. Një shkrimtar madhështor do të kisha dashur të isha, thoshte vetë ai.
Por kjo jo sepse shkruante bukur. Ai rrëfente bukur. Skaliste personazhet bukur.

S. Maugham kurrë nuk kishte frikë nga disa tonalitete melodramatike në librat e tij ose prej botimeve të tij edhe kur ato ishin të dobëta.

Ashtu si në letrën që na u servir dje edhe Maugham përdorte të njëjtën shprehje të cilën kush e di prej cfarë literature okulte e kish nxjerrë pasi u akuzua për plagjarizëm nga personazhi karizmatik i tij. Hado. Si Hades. Jo pa qëllim edhe kjo gjetje e tij.

“Njeriun që vrava, vetëm Zoti e di sa shumë ende e dua!”

Më kë ju ngjan kjo thirrje? Për cilin Zot e ka fjalën ai?

Vitrina e librit/ Numri dy- David Foenkinos; Më 1999, u zhvillua audicioni për gjetjen e aktorit kryesor që do të luante rolin e Herri Poterit, rol që do ta shndërronte djaloshin fitues në njeriun më të famshëm në botë. Qindra kandidatë morën pjesë në atë audicion, por në fund mbetën vetëm dy. Ky roman tregon historinë e djalit që nuk u zgjodh. Martin Hilli është një djalë i vogël dhjetëvjeçar, me një jetë të zakonshme. Thuajse rastësisht, teksa ndjek të atin në një shesh xhirimi, Martini i bie në sy një producenti që po zhvillon filmin e parë të sagës së Herri Poterit. Cila eshte fabula?
– Përbindëshi Dado- Tuutikki Tolonen; Hallej njëmbëdhjetë vjeçe, Kobi nëntë vjeç dhe Mimi gjashtë vjeçe e katër muaj, nisin pushimet verore. Por për to duhet të kujdeset një dado e cila nuk është një dado e zakonshme për fëmijë. Problemi i vetëm? Dadoja e tyre është një përbindësh.

Anëtarësimi në SEPA, BB: Thelbësore për rritjen e qëndrueshme ekonomike

Banka Botërore e cilëson një lajm të gëzuar futjen e Shqipërisë në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA).

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Anëtarësimi në SEPA, BB: Thelbësore për rritjen e qëndrueshme ekonomike

Banka Botërore e cilëson një lajm të gëzuar futjen e Shqipërisë në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA).