Kanabisi industrial, sipërfaqja e lejuar vetëm 200 ha

Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat miratoi nen për nen projektligjin që i hap rrugën kultivimit për qëllime mjekësore dhe industriale të kanabisit


Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat miratoi nen për nen projektligjin që i hap rrugën kultivimit për qëllime mjekësore dhe industriale të kanabisit

Komisioni votoi pro edhe propozimit të deputetit Erion Braçe për kufizimin e sipërfaqes së kultivimit të cannabis-it për qëllime industriale, njëlloj si për cannabis-n për qëllime mjekësore.

“Te rasti i kultivimit të cannabis-it për qëllime mjekësore është vendosur një kufi 200 ha. Në rastet për qëllime industriale nuk janë vendosur kufij. Propozoj vendosjen në ligj të sipërfaqes maksimale të lejuar për kultivimin e cannabis-it për qëllime mjekësore të jetë po 200 ha”, tha Braçe.

Zëvendësministrja për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale, Entela Ramosaçaj shpjegoi se prodhimi i cannabis-it për qëllime mjekësore ka karakteristika të ndryshme nga ai industrial.

“Për pjesën mjekësore kemi vendosur që një njësi prodhuese të mos jetë më e vogël se 5 ha dhe jo më e madhe se 10 ha. Një prodhues nuk mund të pajiset me më shume se 4 licenca, pra maksimumi 200 ha”, deklaroi ajo.

Ndërsa drejtori juridik pranë ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Alban Mësonjësi deklaroi se në projektligjin e sjellë në Komision nuk ka një kufi në sipërfaqen e kultivimit të cannabis-it për qëllime industriale, si në rastin për qëllime mjekësore, por shtoi se me anë të vendimeve të Këshillit të Ministrave do të përcaktohen zonat kadastrale në të cilat do të lejohet kultivimi i cannabis-it për qëllime industriale.

“Ndaj në mënyrë indirekte do të ketë kufizim në territor dhe në sipërfaqe”, tha ai.

Më tej, Ramosaçaj shtoi se kultivimi i cannabis-it rrit aktivitetin ekonomik në Shqipëri, duke lejuar, përmes rregullave të posaçme, veprimtarinë ekonomike të licencuar për kultivimin e bimës së cannabis-it mjekësor dhe industrial, të cilat do të përdoren për eksport.

“Në radhë të parë me rritjen e punësimit dhe thithjen e investimeve si një industri e re. Nga ana tjetër kemi një mundësi për të rritur konkurrueshmërinë në treg dhe tatimfitimin mbi të ardhurat, faktorë që do të influencojnë në rritjen ekonomike”, deklaroi Ramosaçaj.

Në bazë të llogarive, shtoi zv/ministrja, rezulton se për 10 ha të kultivuar, punësimi shtohet me 350 persona dhe investimi është rreth 17-18 milionë euro.

“Këto të dhëna janë bazuar në të dhënat e mbledhura nga vende që e kanë lejuar kultivimin e kësaj lënde”, tha Ramosaçaj.

Mbi 13 mijë të huaj të punësuar në tregun shqiptar, në 2024-ën

Të huajt në tregun e punës dominohen nga italianët, turqit dhe indianët, por nuk mungojnë edhe nga shtetet e tjera.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Mbi 13 mijë të huaj të punësuar në tregun shqiptar, në 2024-ën

Të huajt në tregun e punës dominohen nga italianët, turqit dhe indianët, por nuk mungojnë edhe nga shtetet e tjera.