“Procesi i Berlinit”, Rama takim me liderët e rajonit. Ja pse mungon Kurti!

Takimi informal u zhvillua në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor në vendin tonë.


Kryeministri Edi Rama priti sot në Tiranë krerët e vendeve të rajonit dhe komisionerin për Zgjerim në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi.

Takimi informal u zhvillua në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor në vendin tonë.

Ndërsa ndau në rrjetet sociale një foto familjare me pjesëmarrësit në këtë takim, Rama informoi se bisedimet u fokusuan mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Të pranishëm në këtë takim ishin komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić.

Në takim nuk ishte i pranishëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka sqaruar se kryeministri Albin Kurti e ka njoftuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama se nuk do të mund të shkojë në takimin joformal të liderëve të rajonit në Tiranë, pasi muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë dhe se paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në të njëjtën ditë.

Procesi i Berlinit është një nismë e vitit 2015 për të mbështetur integrimin në Bashkimin Europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.