Akuzohet për “Shpërdorim detyre”, Gjykata e Apelit lë në burg Dakon

Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit rrëzoi kërkesën e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako për zbutje të masës së sigurisë.


Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit rrëzoi kërkesën e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako për zbutje të masës së sigurisë.

I akuzuar për “shpërdorim detyre” në dy raste, Dako do të vazhdojë të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimit. Apeli i GJKKO mori në shqyrtim të martën kërkesën e Dakos dhe të pandehurve të tjerë për zbutje të masës së sigurisë. Por togat e zeza, pasi shqyrtuan argumentet, vendosën të lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, pra lënien në qeli të ish-kryebashkiakut.

GJKKO e apelit vendosi lënien në burg dhe për të pandehurit e tjerë, Fiqiri Farrukun që është ndërtuesi i pallatit, si dhe Fatmir Ejupi, Meri Semini (Priftuli), Ferzilet Hajderi, dhe Adrian Bulku.

Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit, u arrestua më 6 qershor 2023. SPAK e akuzon Dakon për “shpërdorim të detyrës” në 2 raste.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Daniela Shirka, sot më 18.07.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 31 akti, datë 10.07.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimet e personave nën hetim V.D., F.E., M.S.(P.), F.H., F.F., A.B., ndaj vendimeve nr. 57, datë 06.06.2023 dhe nr. 61, datë 08.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 57 akti, datë 06.06.2023 dhe vendimit nr. 61 akti, datë 08.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim V.D.

Miratimin e vendimit nr. 57 akti, datë 06.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personat nën hetim F.E. dhe F.H. Miratimin e vendimit nr. 61 akti, datë 08.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personat nën hetim M.S.(P.), F.F. dhe A.B.”, përfundon njoftimi.

Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana është pritur në një takim në Arnsberg të Gjermanisë, nga kryetari i bashkisë…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana është pritur në një takim në Arnsberg të Gjermanisë, nga kryetari i bashkisë…