Balla: Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese të SHBA, i një rëndësie strategjike për ne

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi një takim me përfaqësues të lartë të ambasadës amerikane në Tiranë


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi një takim me përfaqësues të lartë të ambasadës amerikane në Tiranë, të Ngarkuarin me Punë, Demian Smith, David Wisner dhe përfaqësues të tjerë të Ambasadës dhe agjencive të SHBA.

Pas takimit të mbajtur në Ministrinë e Brendshme, Balla ka veçuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara si të një rëndësie të veçantë për autoritetet shqiptare.

Balla gjithashtu mori përgëzimet më të mira për detyrën nga përfaqësuesit e ambasadës së SHBA si dhe mbështetjen për një bashkëpunim sa më të ngushtë në të ardhmen.

????? Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese të SHBA është i një rëndësie strategjike për ne. Faleminderit të Ngarkuarit…

Posted by Taulant Balla on Thursday, July 20, 2023

“Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese të SHBA është i një rëndësie strategjike për ne. Faleminderit të Ngarkuarit me Punë të SHBA Demian Smith, David Wisner dhe përfaqësuesve të tjerë të Ambasadës dhe agjencive të SHBA për përgëzimet dhe mbështetjen”, shkruan ministri Balla në rrjetet sociale.

Me marrjen e detyrës, ministri Balla po vijon me një axhendë intensive takimesh me përfaqësues të vendeve partnere, si dhe ka nisur një tur takimesh në Drejtoritë e Policive Vendore në qarqe, duke nisur të martën në Shkodër e Lezhë për të zbritur në ditët në vijim në Drejtoritë e tjera në jug.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!