Hohman takim lamtumire me Nikollën: Po marr me vete një pjesë Shqipërie!

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot ambasadoren e BE-së, Christiane Hohmann


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot ambasadoren e BE-së, Christiane Hohmann, me rastin e përfundimit të misionit në Shqipëri.

Kryetarja Nikolla e falenderoi ambasadoren Hohmann për bashkëpunimin e shkëlqyer me Kuvendin dhe institucionet e Shqipërisë.

“Ju shërbyet në Shqipëri për më pak se një vit, menjëherë pas vendimit për çeljen e negociatave, por gjërat e mira që ndërtuam së bashku shkojnë përtej kufijve të një viti. Në suksesin e procesit të screening ka kontribut edhe Delegacioni i BE-së në Tiranë dhe Ju personalisht. Siç u konstatua gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian dhe Takimit të 16-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Aociimit BE-Shqipëri, Shqipëria po avancon me hapa të shpejt e të vendosur drejt BE-së dhe po udhëheq proceset e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal. Si kryesuese e Procesit të Berlinit për vitin 2023, Shqipëria kontribuon si një faktor për stabilitetin, paqen dhe evropianizimin e rajonit.”


Ambasadorja Christiane Hohmann falenderoi Kryetaren Nikolla për bashkëpunimin e hapur dhe të frytshëm me Kuvendin dhe vlerësoi rolin e Kuvendit në përballimin e sfidave të integrimit, duke nënvizuar se Shqipëria i ka të gjitha potencialet dhe mundësitë për anëtarësim të shpejt në BE.

“Po largohem nga Shqipëria duke lënë këtu një pjesë të vetes sime dhe duke marrë me vete një pjesë Shqipërie”, u shpreh ambasadorja Hohmann.

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.