Kur vetmohimi dhe humanizmi përbëjnë domethënien e një populli!

Jeta është e mbushur me festa. Vend nderi zë edhe 13 korriku, “Dita e sovranitetit” për popullin mik malazez


Nga Nikolla Sudar

Jeta është e mbushur me ngjarje e festa të shumta e të larmishme; ato e zbukurojnë atë, na lënë mbresa të shumta dhe na e shtojnë optimizmin.

Në morinë e tyre vend nderi zë 13 korriku, “Dita e sovranitetit” për popullin mik malazez. Ne historinë shumëshekullore te këtij populli të vogël, por me tradita te jashtëzakonshme në të gjitha sferat e jetës, kjo datë ka domethënie të veçantë. Më 13 korrik 1878, Kongresi i Berlinit ia njohu botërisht mvehtësinë si shtet, Malit të Zi, ndërsa më 13 korrik 1941, në Zhabjak të Malit të Zi, shpërtheu kryengritja e organizuar popullore kundër pushtuesve fashistë, që në histori ka zënë vend nderi si dita e revoltës mbarëpopullore antifashiste, të popujve të ish Jugoslavisë.

Dikur Ballkani konsiderohej „fuçi baruti“, sepse realiteti i hidhur i së kaluarës e ka vërtetuar këtë përcaktim, por situata sot ka ndryshuar plotësisht. Nuk mund ta njohësh një popull, qoftë edhe komshi, nëse nuk komunikon me të. Pikërisht kultura është ajo sferë e jetës që çan atje, ku politika dështon.

Para më se pesë vjetësh, me iniciativën e z. Marinko Cullafiq, u krijua „Bashkësia e minoritetit malazez (ZCGA), që në fakt konsiderohet më i vjetri në Shqipëri. Janë të shumta veprimtaritë e larmishme dhe të gjithanshme që ka kryer dhe vazhdon të kryej kjo bashkësi nën drejtimin e tij, duke e bërë këtë minoritet më aktivin midis minoritetve të tjera në Shqipëri.

Pikërisht mbështetur në këtë traditë dhe në përvojën e fituar, nga data 10 korrik 2023, në kuadrin e “Javës së kulturës malazeze”, u kryen veprimtari të shumta në Tiranë. Si asnjëherë këtë vit ato arritën kulmin me shumëllojshmërinë dhe masivitetin e tyre: parakalime të miqve malazezë dhe vendasve në Pedonale, ekspozita të ndryshme të veshjeve tradicionale malazeze apo të botimeve, filma dhe që u mbyll me koncertin simfonik e të suksesshem, të artistëve të talentuar malazezë. Veprimtari të tilla i dhanë një shtysë të re njohjes më të mirë të kulturës së vendit mik si dhe afirmimit më të madh të vetë komunitetit malazez në Shqipëri.

Në këtë kuadër Bashkësia malazeze me qendër në Tiranë organizoi me datën 1O korrik, në sallën e Komunitetit të pakicave, një takim interesant dhe mbresëlënës, kushtuar veprimtarisë sime 60-vjeçare (pjesëtar i komunitetit malazez në Shqipëri), si edukator, historian përkthyes dhe publicist. Në këtë aktivitet merrnin pjesë intelektualë të nderuar, pjesëtar të Bashkësisë malazeze këtu si z. Marinko Çullafiq (organizator), z. Ruzhica Rashoviq, etj. Veprimtarinë e nderoi edhe shoqata më prestigjioze në vend, „TIRANA e përfaqësuar nga zz. Skënder Farka, Ihsan Lezha, Sami Guzina, Tofik Dardha, Spiro Mhilli, Fatos Kika etj. Gjithashtu merrte pjsë edhe z. Rexhep Hida, president i shtëpisë së parë botuese private, z. Rexhep, i cili më besoi përkthimin e veprave madhore të autorëve botërorë si Cvajg, Sollzhenjicin, Dostojevski, Osho, Trocki, Still etj.

Auditori ndoqi me vemendje dhe kureshtje të dukshme rrëfimin tim nga jeta në qytetin e vogël të Shijakut, me një popull të mrekullueshëm, por i izoluar dhe i shndërruar në vend internimi për kundërshtarët politikë gjatë diktaturës.

„Prindërit e mi të paharruar, Petar dhe Gospava Sudar, ishin me origjinë malazeze dhe rrethanat e jetës i sollën që të njiheshin e të krijonin familjen para pushtimit fahist në Durrës. Im at, njohës shumë mirë i disa gjuhëve të huaja, nuk pranoi të futej në shërbim të fashistëve, prandaj edhe familjë internohet në Shijak. Mbase tingëllon si i ekzagjeuar përshkrimi i ngjarjes së mëposhtëme, por e vërteta është kokëfortë: madhështia e qytetarëve te thjeshtë shijakas, e njohur historikisht si në rastin e strehimit të qindra familjeve boshnjake, të dhjetra refugjatëve çamë etj, u shfaq edhe në rastin e familjes sime malazeze, të cilëvë u detyrohemi ekzistecën.

“Ishte tetori i vitit 1940, – kujton nëna, Gospava Sudar, – kur një kamionçinë me dy karabinierë e sollën familjen time në Shijak. Pa hyrë në qytet, pikërisht tek ura, i flakën ato pak plaçka që na kishin lejuar t’i merrnim me vete dhe na paralajmëruan të mos guxonim të largoheshim nga Shijaku. Unë me vajzën e vogël në krah dhe shtatzanë (mbas dy muajsh linda djalin, Nikollën) dhe tim shoq, Petarin u gjendëm në askund dhe në mëshirën e fatit. Me tmerr i kujtoj gjithnjë ato çaste të vështira. Im shoq i drejtohet një kalimtari: “Zotni, a ka ndonjë burrë shpirtmadh e me peshë këtu në Shijak që t’i dalë për zot një familjeje malazeze të internuar dhe pa asnjë mbështetje?” Pa u menduar fare, kalimtari, një burrë finik, që nuk ia mësuam dot emrin, na përgjigjet: “Këtu pranë xhamisë banon familja e patriotit shijakas Qazim Domi. Më prisni këtu se do të shkoj ta lajmëroj menjëherë”. Pa vonesë mbërriti z. Qazim Domi bashkë me të vëllanë, Sulën dhe djalin e madh Dilaverin. Pa na pyetur ata na morën dhe na strehuan në shtëpinë e tyre. Përkohësisht u strehuam në familjen e tregtarit të mirënjohur Abdulla Gashi dhe përsëri u kthyem në famijen e Sulë Domit. Rastet e humanizmit të popullit shqiptar janë të shumta dhe ato e rendisin në radhët e para të popujve më humanist në Evropë. Njerëz të theshtë, por me zemër të madhe si Qazim, Hamdi dhe Sulë Domi, Sulë Zalla, Ali Dashi, Ibrahim Kërtalli, Dhimitër, Dika e Kost Toçi morën përsiper mbijetesën tonë, familjen e internuar malazezee prej katër personash, duke rrezikuar hapur veten dhe njerëzit e tyre. Këta burra me shpirt të madh na mbrojtën dhe bënë qe asgjë të mos u mungonte familjes sime gjatë 5 vjetve. Kjo ishte njëra nga virtytet më fisnike dhe më humaniste që aq lart e ngre popullin e Shijakut.(Im shoq e vlerësoi lart këtë gjest tepër njerëzor. Në moshën 60-vjeçare doli partizan në Brigadën e 4-t partizane dhe pas çlirimit krijoi kooperativat e këpucarëve në Durrës dhe Shijak)”.

Kjo stafetë humanizmi do të vazhdonte me kurajo dhe vetëdijë të patreguar kur gjatë luftës populli i Shijakut, që nga fillimi i vitit 1942, strehoi mbi dhjetë familje hebreje dhe nuk ua dorëzoi pushtuesve fashistë.

Vendlindjes sime, Shijakut, unë i kushtova 60 vjet nga jeta ime si edukator, historian, përkthyes dhe publicist. Gjatë 14 vjetve me radhë, pa asnjë mbështetje materiale përshkova ish nënprefekturën e Shijakut nga Ndroqi e deri në Prezë. Materiali i grumbulluar u bë fakt i kryer për hapjen më 3 qeshor të vitit 1978 të Muzeut Historik të Shijakut, në bashkëpunim me zz. Agim Faja, Mustafa Faja, Aqif Buka, Besnik Llaftiu, Rexhep Dedja, Sadik Tepshi, Sabri Zalla ej. Si historian në këtë institucion të rëndësishëm u arrit që gjatë 20 viteve të evidentoheshin traditat më të mira të trevës së Shijakut, për të cilin kreshniku i maleve Bajram Curri është shprehur: “Shijaku me plot kuptimin e fjalës mund të quhet Malësia e Madhe e Shqipnisë së Mesme”, u botuan disa qindra artikuj, u ngritën muze nëpër fshatra, u botuan me dhjetra broshura dhe monografi, u përuruan pllaka e lapidarë. Edhe mbas daljes në pension botimet për ngjarje historike të Shijakut nuk kanë reshtur. Por krahas botimeve historikë për dekadash vazhdoj edhe përkthimin e autorëve më mrënjohur (kam përkthyer mbi 50 vepra të autorëve më në zë botëror).

Vitet do të kalonin dhe shembulli i shkëlqyer i humanizmit shijakas, si në rastin e familjes sime, është nëri nga treguesit më kuptimplotë i një populli me zemër të madhe, që humanizmin e ka në gen.
Pyetjes së një gazetari: “Shqipëria ju ka strehuar, ju ka shkolluar dhe ju ka ngritur lart, a jeni të bindur se si malazezë ia keni shpërblyer ASAJ?

Ja edhe përgjigja ime:

“I ndjeri im at, Petar Sudar, në moshën 60-vjeçare, luftoi në radhët e Brigadës 4- S për çlirimin e Shqipërisë. Nëna, Gospava Sudar, në vitin 1946, u bë njëra nga themelueset e spitalit të Shijakut. Ime motër, Vjera Sudar, është nga të parat vajza shijakase ekononiste me arsim të lartë dhe ime shoqe, Vasilika Sudar (Kotmilo) si mësuese kanë dhënë kontributin e tyre shumëvjeçar. Për veprimtarinë time 60-vjeçare në fushën e historisë e të përkthimit, Shoqata më prestigjioze në vend “Tirana”, më ka dhanë titullin “Fisnikëria e Tiranës”, ndërsa Presidenti i Republikës më ka nderuar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh. Por sinqerisht e theksoj se bashkëqytetarëve të mi të nderuar shijakas, miqve dhe të njohurve u takon plotësisht e drejta të vlerësojnë veprimtarinë tone”.

Në zemrën time kanë zënë rrënjë të thella dashuria dhe respekti për Shqipërinë dhe për Malin e Zi, unë, ime shoqe, Vasilika dhe katër fëmijët e mi, të arsimuar Eva (në Australi), Petari (pedagog në Londër) Ljubica dhe Danka këtu, do t’i ruajmë si thesaret më të shtrenjtë derisa të jemi gjallë.


Nikolla Sudar,
anëtar i bashkësisë malazeze në Shqipëri (ZCGA).
Tiranë, më 19.07.2023.

Rama: Përditësimi i Fjalorit të madh të shqipes, në konsultim shumë të gjerë publik

Kryeministri Edi Rama njoftoi prezantimin publikisht të draftit të Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, gjatë fjalës sot në Kuvendin…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Përditësimi i Fjalorit të madh të shqipes, në konsultim shumë të gjerë publik

Kryeministri Edi Rama njoftoi prezantimin publikisht të draftit të Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, gjatë fjalës sot në Kuvendin…