Veliaj i dhuron Ricky Martin “Çelësin e Qytetit”: Tirana, një derë e hapur për ty!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në zyrën e tij këngëtarin me famë botërore, Ricky Martin,


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në zyrën e tij këngëtarin me famë botërore, Ricky Martin, të cilit në shenjë mirëseardhjeje i dhuroi “Çelësin e Qytetit”.

“Kemi pasur një stinë latine. Filluam me Enrique Iglesias, Ochoa, Hemingway Jazz Festival dhe Ricky Martin, qershia mbi tortë. Kur shikon dy gjenerata që, në fakt ashtu si vendi ynë, vend i vogël, kur prodhon një yll të madh, ashtu si dikush që vjen nga Kuba, Porto-Riko, tregon fuqinë e njerëzve të mëdhenj, për të ngritur edhe vendet e vogla e për t’i çuar lart.

Jam krenar, sepse Ricky është edhe agjent i marketingut të Tiranës dhe i Shqipërisë dhe sot jam vërtet mirënjohës që ke ardhur në Tiranë bashkë me miqtë, për të na dhënë energji pozitive. Jam i sigurt se më shumë se sa koncert, do jetë një këndim i përbashkët, me mijëra njerëz në shesh, që mezi presin të të japin atë energjinë e ngrohtë shqiptare dhe uroj që të kthehesh prapë. Ndoshta, një ditë të gjesh një shtëpi të dytë këtu dhe të kemi edhe një copë edhe të prezencës tënde në Shqipëri.

Në shenjë respekti e mirënjohje, do doja që, në emër të gjithë qytetarëve të Tiranës të të jepja Çelësin e Qytetit të Tiranës, si një simbol i një dere të hapur, një zemre të hapur dhe një mendje të hapur, dhe si një kujtim që gjithmonë është koha për t’u kthyer prapë në Shqipëri me çelësin tënd në xhep”, u shpreh Veliaj.

Ndërsa këngëtari i famshëm Ricky Martin falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen dhe tha se do flasë për shqiptarët dhe energjinë e tyre pozitive kudo.

“Surprizë pas surprize. Jam super falenderues për ftesën. Është suprizë e madhe t’ju takoj. U ndjeva si në shtëpi që në momentin që erdha këtu. Do e marr me vete shpirtin e shqiptarëve dhe do të flas për shqiptarët kudo që do shkoj, sepse është fantastike të jesh këtu. Sonte do ta shkëmbejmë këtë energji mes audiencës dhe asaj që ne sjellim nga Porto-Rikoja, që është pasion, dashuri, ndershmëri, transparencë. Do të jetë shumë speciale!”, u shpreh këngëtari Ricky Martin.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…