Aliyev: Të garantojmë paqen dhe sigurinë në rajon

Në Forumin Global Mediatik me temë “Media e Re në Revolucionin e Katërt Industrial” marrin pjesë 150 pjesëmarrës nga 49 vende,


Ne duhet të stabilizojmë situatën në Kaukazin e Jugut, të arrijmë paqe të qëndrueshme dhe të garantojmë sigurinë, deklaroi sot presidenti Ilham Aliyev në fjalimin e tij në Forumin Global Mediatik me temë “Media e Re në Revolucionin e Katërt Industrial”, që po zhvillohet në qytetin azer të Shushas.

Duke theksuar se Ankaraja luan një rol stabilizues, kreu i shtetit tha se “politika e Turqisë është të garantojë sigurinë rajonale, stabilitetin dhe zhvillimin. Ky rol vlerësohet shumë si në Azerbajxhan ashtu edhe përtej kufijve të tij”.

”Miqësia jonë personale me presidentin Erdogan, mendoj se tashmë është e njohur jo vetëm për rajonin, por edhe për botën. Dhe ky është një faktor me të vërtetë i rëndësishëm i zhvillimit dhe stabilitetit rajonal”, theksoi ai.

”Pas fitores në Luftën e Dytë të Karabahut, Azerbajxhani dhe Turqia zyrtarizuan de fafto marrëdhëniet ekzistuese dhe ne i ngritëm në nivelin e aleancës duke nënshkruar Deklaratën e famshme të Shushës”, tha presidenti.

“Shusha është tashmë zyrtarisht një kryeqytet kulturor i Azerbajxhanit. Por, në të njëjtën kohë, Shusha është simbol i fitores sonë dhe simbol i paqes, sepse pas çlirimit të Shushës, Lufta e Dytë e Karabakut u ndal”, theksoi Aliyev.

Në Forumin Global Mediatik me temë “Media e Re në Revolucionin e Katërt Industrial” marrin pjesë 150 pjesëmarrës nga 49 vende, përfshirë agjencitë shtetërore të lajmeve nga 34 vende, 12 organizata ndërkombëtare dhe mediatike.

Emra të njohur të medias botërore dhe ekspertë do të diskutojnë rreth mjeteve të reja të gazetarisë dhe komunikimit në epokën dixhitale, transformimin dixhital, menaxhimin e medieve dhe modelet e qëndrueshme të biznesit të medias, tendencat e konsumatorëve dhe edukimin mediatik në mediat e reja, metodat e luftimit të dezinformimit dhe lajmeve të rreme, sigurinë e gazetarëve dhe çështje të tjera.

Kjo është hera e parë që qyteti i Shushës bashkon drejtues të medieve kryesore botërore, organizatat e medieve, ekspertë të medias dhe komunikimit dhe gazetarë të njohur.

Mbi 13 mijë të huaj të punësuar në tregun shqiptar, në 2024-ën

Të huajt në tregun e punës dominohen nga italianët, turqit dhe indianët, por nuk mungojnë edhe nga shtetet e tjera.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Mbi 13 mijë të huaj të punësuar në tregun shqiptar, në 2024-ën

Të huajt në tregun e punës dominohen nga italianët, turqit dhe indianët, por nuk mungojnë edhe nga shtetet e tjera.