Raporti i KLSH-së, Shehu: 4 kallëzime penale për 16 zyrtarë në 2022-shin

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu prezantoi sot përpara deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë raportin vjetor të veprimtarisë së KLSHpër vitin 2022.


Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu prezantoi sot përpara deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë raportin vjetor të veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) për vitin 2022.

Gjatë fjalës së tij, Shehu paraqiti performancën e punës së institucionit duke e vënë theksin tek vëmendja që i është kushtuar aktivitetit auditues dhe jo vetëm, duke kontribuar në rritjen e besimit tek institucioni, për rolin e tij në rritjen e përgjegjshmërisë në menaxhimin e fondeve publike, si dhe rritjen e transparencës ndaj taksapaguesve shqiptarë.

Gjithashtu Shehu, në fjalën e tij u fokusua në veprimtarinë audituese të institucionit, gjetjet dhe rekomandimet e lëna, përmbushjen e detyrimeve në procesin e integrimit europian dhe ato të lëna në Rezolutën e Kuvendit, etj.

Lidhur me numrin e auditimeve, Shehu raportoi se, për periudhën janar-dhjetor 2022, KLSH ka evaduar 177 misione auditimi në 205 subjekte auditimi.

“Veprimtaria audituese e KLSH-së për vitin 2022, bazuar në risk, është fokusuar në identifikimin e shkeljeve, mangësive në sistemet e kontrollit në aktivitetin e subjekteve të audituara me pasoja në buxhetin e shtetit, të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe të shoqërive publike, si dhe në administrimin e pronës publike. Nga auditimet e kryera në vitin 2022 janë konstatuar 1,508,739 lekë dëm ekonomik, nga të cilat 52 % në fushën e të ardhurave dhe pjesa tjetër në shpenzime. Dëmi ekonomik në fushën e të ardhurave është evidentuar kryesisht në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore etj., ndërsa në shpenzime, 91 % i përket dëmit në shpenzimet për investime dhe pjesa tjetër në shpenzimet operative, në fushën e pagave, etj.”, u shpreh Shehu.

Lidhur me rekomandimet, kreu i KLSH sqaroi se për vitin 2022 janë adresuar 5420 rekomandime, nga të cilat: 52 propozime për përmirësime ligjore; 3283 masa organizative; 1047 masa disiplinore dhe administrative, 352 masa për shpërblim dëmi dhe 686 masa për efekte negative në buxhet.

“KLSH ka referuar pranë Prokurorive të rretheve gjyqësore 4 kallëzime penale për 16 zyrtarë të niveleve të ndryshme, si dhe për 7 vendime të Kryetarit të KLSH-së, është kërkuar trajtimi tekniko-juridik i gjetjeve të konstatuara në Raportin Përfundimtar të Auditimit, për vlerësim të elementëve penalë dhe referim pranë organit të prokurorisë, raste këto të cilat më pas i janë dërguar Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar dhe kërkesës së këtij organi”, tha Shehu.

Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi…