Veliu pret një delegacion nga policia e Malit të Zi: AMP, bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese të rajonit

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu yhvilloi një takim pune një delegacion nga Drejtoria e Policisë së Malit të Zi, të shoqëruar nga përfaqësues të programit ICITAP të Ambasadës amerikane në Tiranë.


Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu mikpriti përgjatë ditës së sotme në një takim pune një delegacion nga Drejtoria e Policisë së Malit të Zi, të shoqëruar nga përfaqësues të programit ICITAP të Ambasadës amerikane në Tiranë.

Takimi u zhvillua në kuadër të shkëmbimit të praktikave më të mira mbi përdorimin e sistemeve dhe databazës së të dhënave që shfrytëzohet aktualisht nga AMP për menaxhimin dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve.

Përfaqësuesit e Policisë së Malit të Zi u njohën nga afër me punën dhe misionin e Agjencisë, si edhe me mënyrën se si funksionon procesi i marrjes e trajtimit të Ankesave nga Drejtoria e Inspektimit dhe Ankesave pranë AMP-së.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të vazhdojë të bashkëpunojë me agjencitë ligjzbatuese të rajonit, jo vetëm në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave, por edhe në fusha të tjera me qëllim realizimin e misionit dhe vizionit të përcaktuar në ligj. /ATSH

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!