Balla takim me strukturat e policisë në Elbasan: Forcat e rendit në krahun e qytetarëve

Ministri i Brendshem: Cdo drejtues apo punonjës në rolin bazë që tradhëton policinë në misionin e saj, nuk do të ketë vend në radhët blu.


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë takimit me strukturat drejtuese të policisë vendore të Elbasanit, deklaroi se forcat e rendit duhet të qëndrojnë vetëm në krahun e qytetarëve.

“Jam këtu për t’ju udhëhequr, duke ju dëgjuar, duke ju mbështetur dhe do të zbres vetë të kërkoj përgjegjësinë në çdo zyrë e komisariat. Kërkoj nga ju angazhim si asnjëherë më parë në Elbasan, në luftën kundër krimit. Veshi i shurdhër dhe syri qorr, heshtja bashkëfajtore me të “fortët” e lagjes dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i policisë kundër tyre, është kundërvënie ndaj shtetit”, theksoi Balla.

Sipas tij, çdo drejtues apo punonjës në rolin bazë që tradhëton policinë në misionin e saj, nuk do të ketë vend në radhët blu.

“Kush nuk do të tregojë gadishmërinë për të shkuar përtej vetes, duke e rritur kontributin për kauzën e përbashkët, do t’a ketë të pamundur të qëndrojë në pozicionin që ka në Policinë e Shtetit”, deklaroi ministri i Brendshëm, Balla.

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri