Erdogan dhe Zelensky diskutojnë zgjatjen e marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi

Në fillim të kësaj jave, Rusia u tërhoq nga marrëveshja e drithërave të Detit të Zi, duke deklaruar se pjesa ruse e marrëveshjes nuk u zbatua.


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një bisedë telefonike kanë diskutuar zgjatjen e marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi.

“Liderët diskutuan në detaje zgjatjen e marrëveshjes së korridorit të drithërave të Detit të Zi gjatë bisedës telefonike të zhvilluar me kërkesë të presidentit Zelensky”, njoftoi Drejtoria Turke e Komunikimeve.

Gjatë bisedës, Erdogan theksoi se Turqia ka bërë “përpjekje intensive” për të ruajtur paqen.

Në fillim të kësaj jave, Rusia u tërhoq nga marrëveshja e drithërave të Detit të Zi, duke deklaruar se pjesa ruse e marrëveshjes nuk u zbatua.

Marrëveshja, e nënshkruar fillimisht në korrik të vitit të kaluar në Stamboll nga Turqia, Kombet e Bashkuara (OKB), Rusia dhe Ukraina, kishte për qëllim rifillimin e eksporteve të drithërave nga portet ukrainase, që ishin ndërprenë si rezultat i luftës Rusi-Ukrainë që filloi në shkurt të vitit 2022. /ATSH

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…