Mirela Kumbaro, “Madam Turizëm”!

Shqipëria nuk ka parë kurrë një fluks të tillë turistik të huaj, si këtë vit!


Nga Dash Frashëri, botues i TiranaDiplomat.com

Shqipëria nuk ka parë kurrë një fluks të tillë turistik të huaj, si këtë vit!

Politikat qeveritare proturistike, masat efikase të ndërmarra nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, dhe shkrimet thuajse të përditshme promovuese në mediat më të mëdha ndërkombëtare, amerikane, franceze, britanike, gjermane, spanjolle, polake, etj, kanë ridimensionuar Shqipërinë në hartën turistike rajonale dhe botërore, si “Maldivet e reja” në Europë.

Por, në majë të gjithë infrastukturës turistike, qëndron Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, e quajtur në qarqet që merren me turizmin si Madam Turizëm.

Sukseset kërkojnë vizion të qartë, përkushtim dhe pasion, por edhe të jesh “update” me sisteme të tëra inovative, përfshirë dhe ato digjitale.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, përmes Agjencisë Kombëtare të Turizmit prezantoi aplikacionin TEA (Tourism Events of Albania), kalendarin digjital të turizmit, një platformë e mirorganizuar e programeve turistike, kulturore dhe artistike që u shërben turistëve të zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë.

Në aplikacionin TEA do të pasqyrohen eventet e kategorive të ndryshme si Art Fest, Trashëgimi Kulturore, Festivale Muzikore, Sport, Koncerte, Folklor, Festa Lokale, Arte Pamore, Agroturizëm e Kulinari dhe Teatër

MINISTRE E TURIZMIT

Kur, më 18 shtator 2021, kryeministri Edi Rama shpalli emrat e ministrave të Qeverisë “Rama 3”, një nga ministritë më të rëndësishme në vend, si ajo e Turizmit, ia besoi Mirela Kumbaros, ish-ministres së suksesshme të Kulturës (2013-2019).

Përkthyese, botuese dhe eksperte ndërkombëtare për projekte ndërkulturore dhe programe kërkimore universitare të ndërmarra nga organizata ndërkombëtare si Bashkimi Evropian dhe Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë.

“Emërimi si Ministre e Turizmit dhe Mjedisit në Qeverine e re, është më shumë se një përgjegjësi! Eshtë detyrë patriotike, detyrim ndaj fëmijëve tanë, dhe përkushtim ndaj betimit të sotëm për të shërbyer!”, shkruante Kumbaro pas betimit te Presidenti i Republikes.

Emerimi si Ministre e Turizmit dhe Mjedisit ne Qeverine e re, eshte me shume se nje pergjegjesi! Eshte detyre patriotike, detyrim ndaj femijeve tane, dhe perkushtim ndaj betimit te sotem per te sherbyer!
??????

Posted by Mirela Kumbaro Furxhi on Saturday, September 18, 2021

 

FORUMI “FESTA”

Në prill 2023, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili, i cili ndodhej në Tiranë si pjesë e Forumit Ndërkombëtar të Turizmit në Tiranë “FESTA”, i pari i këtij lloji në bashkëpunim me UNWTO jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan.

VIZITONI BALLKANIN

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili propozoi nga Tirana që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë një vizë të përbashkët turistike.

Gjatë fjalës së tij në Forumin ndërkombëtar “E ardhmja e turizmit të qëndrueshëm dhe mjedisor në Shqipëri”, Pololikashvili theksoi se “Të gjithë së bashku, bashkë me Shqipërinë, duhet të krijojmë një destinacion turistik me emrin “Vizitoni Ballkanin”. Dhe duam që brenda 4-5 ditësh të vizitojnë 4-5 shtete. Së dyti është politika e vizave që të kemi një vizë, që turisti të ketë mundësin që të vizitojë këto 4-5 shtete”.

INTERVISTA NE MEDIA NDERKOMBETARE

Në një intervistë ekskluzive në ”ITB Berlin 2023” (Panairi Ndërkombëtar i Turizmit) ministrja shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro foli për zhvillimet turistike të vendit, duke përfshirë edhe investimet e ardhshme për destinacionin e ri të Ballkanit.

“Tani kemi kaluar nga koncepti “pushime” në konceptin “turizëm”. Edhe pse kemi vetëm 2.8 milionë banorë, vitin e kaluar kemi pritur 7.5 milionë vizitorë të huaj. Ky ishte një rekord për ne, i cili tejkaloi edhe shifrat para pandemisë. Organizata UNWTO e renditi Shqipërinë ndër vendet kryesore me rimëkëmbjen më të shpejtë të turizmit”, tha Kumbaro.

Shqipëria pret liderët europianë të turizmit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro mori pjesë në takimin e 68-të të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit në Sofje, ku Shqipëria u votëbesua unanimisht për ta organizuar vitin tjetër këtë event.

Kumbaro njoftoi se pritet pjesëmarrja e 40 ministrave të Turizmit, si një mundësi e vyer për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit në nivelin më të lartë të politikëbërjes.

Gjatë qëndrimit në Sofje, ministrja Kumbaro pati takime edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të UNWTO, Zurab Pololikashvili dhe homologë të vendeve të tjera të Evropës ku Shqipëria është mbështetur maksimalisht për modelin e saj të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm dhe gatishmërinë për t’u përshtatur me sfidat e reja që shtron kjo industri në nivel global.

FLUKS TURISTIK

Shqipëria vijon të tërheqë një numër të lartë vizitorësh të huaj, të cilët në periudhën janar-maj të këtij viti kanë qenë 42% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Sipas të dhënave në periudhën janar-maj 2023 Shqipëria u vizitua nga 2 389 899 vizitorë të huaj, ndërsa në të njëjtën periudhë të 2022 nga 1 677 691 vizitorë të huaj.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro gjatë një ceremonie (qershor 2023), me rastin e ardhjes së kompanisë “Ryanair” theksoi se, “mbi 6 milionë presim të jetë numri i pasagjerëve të përpunuar gjatë 2023”.

PROMOVIM SHQIPERI-KOSOVE

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u prit në një takim nga kryetari i bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama, me të cilin bisedoi mbi promovimin e ndërsjellë në fushën e turizmit.

“Do t’i kemi edhe më intensive komunikimet këtë periudhë për ta shtuar promovimin e ndërsjellë me qëllim zgjerimin e hartës turistike të mysafirëve nga Kosova që pushojnë në Shqipëri”, theksoi Kumbaro.

“PARLEZ-VOUS FRANÇAIS?”

Kjo shprehje – “Parlez-vous français?” (A flisni frëngjisht?) – është bërë e zakonshme në rrugët e Tiranës, dhe kudo në Shqipëri. Janë më mijëra turistë francezë që po vizitojnë Shqipërinë këtë vit, si kurrë më parë.

Ish-ministrja e Kulturës, një përkthyese e shkëlqyer nga gjuha franceze (me Master shkencor në Universitetin e Sorbonës, në Paris, ndër më të mirët në botë) ka padyshim ndikimin e saj direkt në fushatat më të mëdha të organizuara ndonjëherë në Francë për atë që ofron turizmi shqiptar.

Dhe këtë, si frankofon dhe fluent në frëngjisht, ma kanë pohuar disa dhjetëra turistë francezë me të cilët kam qëndruar apo shoqëruar në kryeqytet, përfshirë dhe njerëz të mediave apo titullarë institucionesh franceze.

Televizionet dhe gazetat më të mëdha franceze kanë dërguar në Shqipëri, ekipet më të mira televizve (përfshirë televizionin me audiencën më të madhe, TF1) apo blogerët më me influencë në vendin e tyre, ku jepen me detaje dhe me pamje magjitë e rivierës bregdetare, kanionet ku bëhet rafting apo panaroma madhështore e luginës së Valbonës, Thethit apo liqenit të Komanit apo lumit të Shalës.

TREGU GJERMAN

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro gjatë një takimi me një përfaqësi të anëtarëve të Shoqatës së Tour-Operatorëve gjermanë (DRV), kryesuar nga Presidenti Norbert Fiebing, deklaroi se “jehona e prezantimit të Shqipërisë në ITB Berlin, panairin më të madh të turizmit në botë, vazhdon të ngjallë interes”.

Në vitin 2022, mbi 188 mijë vizitorë gjermanë zgjodhën Shqipërinë për pushimet e tyre, tendencë që vazhdon edhe këtë vit duke e kthyer tregun gjerman ndër më të rëndësishmit për turizmin shqiptar.

Media gjermane SAT 1 i ka kushtuar një reportazh turizmit dhe bukurive natyrore të Shqipërisë. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ndau sot videon e transmetuar nga media gjermane SAT 1, ku vendi ynë cilësohet si vendin e pushimeve të ëndrrave. SAT 1 i prezanton publikut gjerman vendin tonë, si destinacionin ‘në modë’ për pushimet e verës, që të fal ndjesinë e Karaibeve dhe peizazhe të mrekullueshme malore.

MASMEDIA BRITANIKE

“Maldivet ekonomike të Europës”. Kështu e përkufizon britanikja “The Sun” vendin tonë në një artikull ku nuk mungojnë vlerësimet, jo vetëm për bukuritë e plazheve me ujë të kristaltë, por edhe për shkak të çmimeve ekonomike dhe lehtësisht të përballueshme.

Bukuritë natyrore dhe historike të Shqipërisë vijojnë të tërheqin vëmendjen e medieve ndërkombëtare.
Këtë herë, kanali britanik Channel 14, ka transmetuar një reportazh mbi thesaret e tokës që promovon Shqipërinë turistike.

“HABLA ESPANJOL”

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro mori pjesë në ceremoninë e përurimit të hotelit më të ri e më të madh në vendin tonë të brandit prestigjioz ndërkombëtar “Meliá”, buzë bregdetit të Adriatikut në Durrës. Ajo solli në vëmendje, që në fillim të shkurtit mori një mesazh nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit me seli në Madrid, i cili i shkruante se “destinacioni i vitit 2023 është Shqipëria bashkë me ‘Melia Group’”.

“Vitin e kaluar 4.5 herë më shumë turistë spanjollë priti Shqipëria. Vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti kemi 92 % më shumë turistë spanjollë se viti i kaluar. Me 7.5 milionë vizitorë të huaj u mbyll viti 2022, por ky vit në tre muajit e parë ka regjistruar 54 % më shumë turistë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, deklaroi Kumbaro, teksa i uroi suksese investitorëve.

MEDIAT SLLOVENE

“Vendi i kontrasteve dhe peizazheve piktoreske po bëhet një hit më i madh turistik çdo vit. Për shkak të natyrës së saj të paprishur, shkretëtirës dhe autenticitetit, shumë njerëz pëlqejnë ta quajnë atë “kërthiza e fjetur e Evropës”, media e njohur botërore i quajti ishujt e saj si Maldivet evropiane më të përballueshme. Sa popullor është në mesin e sllovenëve dhe pse duhet ta vizitoni?”, kështu shkruan portali “N1 Slovenija”.

TURISTE NGA JAPONIA

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, pjesë e delegacionit të Kryeministrit Edi Rama në Japoni, zhvilloi një takim me homologun e saj, Akihiro Nishimura.

Ministrja Kumbaro bëri të ditur se gjatë takimit u ra dakord për vijimin e angazhimit të përbashkët në menaxhimin e zonave të mbrojtura.

Në një intervistë televizive për mediat japoneze, Kumbaro tha se “Japonia është një treg shumë interesant. Turistët japonezë njihen si turistë që kërkohen nga të gjitha tregjet botërore të turizmit. E para, pasi udhëtojnë shumë dhe e dyta, pasi janë turistë që shpenzojnë.

“Albania. All you need is here” është slogani më natyral i përshtatshëm për vendin tonë. Shumëllojshmëria e produkteve në një vend të vogël si Shqipëria është një surprizë për turistët.

Dhe këtë e di më mirë se kushdo tjetër, Mirela Kumbaro,  “Madam Turizëm”


Tiranë, 22 korrik 2023

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…