Kantieri i radhës i programit EU4Culture, kisha e Shën Marisë në Mamurras

Kisha e Shë Mërisë ndodhet në Kurbin, në fshatin Shëmri dhe është një kishë abaciale me rëndësi, e Arbërisë mesjetare.


Kisha e Shën Marisë në Mamurras është kantieri i radhës i programit EU4Culture. Lajmin e dha ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila ndau në rrjetet sociale edhe pamje të rrënojave si dhe nga punimet që kanë nisur të kryhen.

Nisur nga vlerat e rralla historike dhe arkitekturore, pas tërmetit të vitit 2019, ky monument i kategorisë I, i shquar për pikturat murale të ruajtura në rrënoja, është futur në listën e ndërhyrjeve restauruese.

Kisha e Shë Mërisë ndodhet në Kurbin, në fshatin Shëmri dhe është një kishë abaciale me rëndësi, e Arbërisë mesjetare. Sipas të dhënave gojore, aty kryenin shërbesat fetare Gjergj Kastrioti së bashku me bashkëshorten e tij Donikën.

Të gjithë banorët e fshatit Shënmëri janë të besimit islam por kjo nuk i ka penguar ata të përkujdesen për objektin dhe njëkohësisht të nderojnë Shën Mërinë, shenjtoren e fshatit me të njëjtin emër, e cila kremtohet me 15 gusht. Kisha e Shën Mërisë është i vetmi monument kishtar në krahinën e Kurbinit që gjatë periudhës se regjimit komunist tërhoqi vëmendjen e specialistëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës. Ajo është shpallur Monument Kulture i Kategorisë I. /ATSH

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.